Fermerët e Podujevës do të furnizohen me derivate për litër 5 centë më lirë

Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë ‘Shell Kosova” për përkrahjen e fermerëve në Komunën e Podujevës.
Përmes marrëveshjes së nënshkruar nga Vezir Januzi - drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, me Hamdi Kelmendin - drejtor i shitjes në Kompaninë “Shell Kosova”, të gjithë fermerëve të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë do t’u ofrohet mundësia e furnizimit me derivate të naftës me zbritje në çmim për 5 cent për litër.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, mundësohet përkrahja e drejtpërdrejtë e fermerëve, nxitet përpunimi i tokës bujqësore dhe promovohet konsumimi i prodhimeve vendore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































