Në kuadër të takimit regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”, për herë të parë në Kosovë është diskutuar për organizimin e tregut dhe organizata prodhuese.
Në takimin e fundit rajonal që është mbajtur në Prishtinë është theksuar se deri në vitin 2030 gjithë fermerët duhet të jenë të gatshëm me këtë organizmi dhe me standardet e tregut, pasi që synimi është anëtarësimi në BE.
Udhëheqësi i projekti, Martin Buse ka treguar rëndësinë që ka ligji për organizimin e tregut të produkteve bujqësore në Kosovë.
Buse derisa tha se BE do e mbështet Kosovën në këtë drejtim, shtoi se me të hyrë ligji në fuqi do të rritet edhe fokusi në sektorin e Bujqësisë.
“Aktiviteti kryesor ishte hartimi i një Ligji për organizimin e tregut të produkteve bujqësore në Kosovë. Kjo bazohet në rregulloren e BE-së, të ashtuquajturën Rregullore të CMO-së dhe është një proces i hershëm për Kosovën si në shumë sektorë të tjerë, po ashtu edhe për këtë ligj për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, duke organizuar tregun dhe rritjen e konkurrencës së produkteve të marketingut të vendit, rajonit si dhe në tregun ndërkombëtar për eksportet dhe importet. Pra, ne kemi arritur rezultate të ndryshme, për të hartuar ligjin, i cili është në parlament për lexim të dytë tashmë, shpresojmë të miratohet vitin e ardhshëm. Dhe paralelisht janë hartuar disa udhëzime administrative, të cilat janë termat teknike për aktet nënligjore dhe janë përgatitur dhe do të hyjnë në fuqi, shpresojmë vitin e ardhshëm, sapo të zbatohet ligji. Ligji është mjaft kompakt për të qenë i zbatueshëm, i realizueshëm për kushtet e Kosovës tani për tani. Por, do të rritet, dhe fokusi në këtë është aktualisht fruta-perimet si sektori kryesor në bujqësi për Kosovën. Po, dhe kjo është për atë që kemi bërë kryesisht në lidhje me ligjin, kemi pasur aktivitete të tjera për trajnim, dhe për ngritjen e kapaciteteve për projektin si zakonisht”, theksoi Buse.
Ndërsa, menaxheri vendor i projektit, Alush Sadikaj ka treguar detaje sa i përket standardeve të tregut dhe rëndësinë e projektit.
Sadikaj po ashtu tha se objektivi është që në vitin 2030 të jenë të gatshëm me këtë organizim dhe me standardet e tregut.
“Projekti ka draftuar ligjin për organizimin e produkteve bujqësore nga të cilët derivojnë edhe dy udhëzime administrative që mbulojnë në fushën e standardeve të tregut dhe organizimin e fermerëve në organizatat prodhuese. Pra, standardet janë një vegël për ngritjen e prodhimtarisë bujqësore në nivel tjetër me kushte më të mira për konsumatorin dhe për tregun e Kosovës. Kurse organizatat prodhuese janë një organizim vullnetar i fermerëve në mënyrë që të ngrisim prodhimtarinë e tyre dhe të jenë të konkurrueshme në treg. Projekti ka përgatitur gjithë dokumentacionin e duhur për këto organizata prodhuese, të cilat duhet të analizohen nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, të promovohen, dhe në mënyrë të tillë fermerët të fillojnë për organizim. Ky është vetëm hapi parë në Kosovë, dhe duhet pak kohë për arritjen e këtyre objektivave. Objektivi është që në vitin 2030 të jemi të gatshëm me këtë organizim dhe me standardet e tregut”, tha Sadikaj.
Se ky projekt është mjaft i rëndësishëm, e thotë edhe fermeri dhe njëherësh zyrtari në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Gani Dobratiqi.
Dobratiqi tha se projektet e tilla janë gjithmonë të mirëseardhura nga fermerët.
“Këto projekte janë të mirëseardhura për çdo fermer, të dinë se duhet të organizohen në mënyrë sa më të mirë. Sepse ne të ardhmen do të anëtarësohemi në BE, dhe ajo kërkon disa kritere që duhet të zbatohen nga fermerët e Kosovës”, tha Dobratiqi.
Në këtë takim morën pjesë udhëheqës të këtij projekti, përfaqësues të Ministrisë Bujqësisë nga komuna të ndryshme të vendit, si dhe fermerë, të cilët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të informohen më shumë rreth projektit.
Ndërkaq, fund takimit është bërë edhe prezantimi i faqes (website) për gjithë fermerët që janë të interesuar rreth projektit.
Përveç Prishtinës dhe Istogut, takime të tilla janë mbajtur edhe në disa komuna tjera të Kosovës.
Organizata e Tregut të Përbashkët (CMO) është shtylla e parë, si pjesë e Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP) në Bashkimin Evropian. CAP u krijuar në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të, si përgjigje ndaj situatës në vende evropiane pas Luftës se Dytë Botërore. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian