Komuna e Ferizajt mbetet me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19, me 98 të tilla. Mirëpo, së fundmi për këtë komunë, ka pasur vetëm lajme të mira. Nga këto raste, vetëm 26 prej tyre janë aktive, ndërsa tashmë numërohen 72 të shëruar.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se përpos numrit të të shëruarve, një tjetër lajm i mirë është se edhe personat të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit e që janë testuar gjatë kësaj jave, kanë rezultuar negativë.
“Tashmë jem në fazën e pacientëve të shëruar të cilët kanë qenë pozitivë, ku tashmë të konfirmuar i kemi 72 raste që konsiderohen të shëruar pas dy testeve negative që janë bërë. Kanë mbetur edhe 26 raste të cilat janë me COVID-19 pozitiv në komunën e Ferizajt, por ditëve në vijim kur të plotësohet kushti prej 14 ditëshit të zakonshëm të bëhen pastaj testet e para dhe testet e dyta për t’u konstatuar sipas protokollit të OBSH-së dhe IKSHPK-së si të shëruar. Praktikisht mbyllet cikli i të shëruarve dhe situata mund të konsiderohet si situatë e fituar me COVID-19 . Edhe ashtu Ferizaj të gjithë pothuajse pacientët me COVID-19 pozitiv i kishte nga kolegët e punës së kampit Bondsteel, pra ishte një burim i izoluari rasteve dhe dashtë Zoti që kështu të vazhdojë dhe të mos kemi ndonjë burim tjetër të infeksioneve”, deklaroi Aliu.
Vetëm pak ditë më parë, Ferizajt iu hoq masa e karantimit, ndërsa kjo u pasua menjëherë edhe me lehtësimin e masave gjë kjo e cila u keqkuptuar nga qytetarët të cilët dolën nw mas wmw tw madhe në rrugë.
Aliu apeloi qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes dhe të shfrytëzojnë vetëm oraret kur iu lejohet të dalin ose të shmangin në tërësi daljet e panevojshme.
Megjithatë, ai tha se sot është vënë re një prezencë më e pakët e qytetarëve dhe automjeteve nëpër rrugët e qytetit, duke rikujtuar se beteja me COVID-19 nuk është fituar ende.
“Sigurisht edhe si rezultat i masës së lehtësisë u krijua një keqkuptim sikurse gjithçka të jetë i lirë në kuptimin e daljes, prandaj edhe ne mbrëmë kemi apeluar edhe sot pas mbledhjes së Shtabit Emergjent të Komunës së Ferizajt, kemi apeluar që Policia por edhe qytetarët të kryejnë veprimet të cilat janë konform këtyre masave të lehtësimit, pra që qytetarët të kufizohen në dy herë nga një orë e gjysmë meqë e kanë në dispozicion për t’u shfrytëzuar daljen e tyre dhe të shmangin daljet e panevojshme”, u shpreh Aliu.
Lehtësimin e masave, Aliu e sheh pozitive edhe për ekonominë e vendit për të cilët thotë se ky sektor do të fillojë të frymojë sërish.
Sipas tij, inspektorët tashmë janë në terren për të monitoruar nëse bizneset janë duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ushtrimin e veprimtarive të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?