LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj arrin fitore të rëndësishme kundër KEK-ut

Ferizaj arrin fitore të rëndësishme kundër KEK-ut

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizajasit triumfuan në stadiumin “Agron Rama” kundër skuadrës së KEK-ut me rezultat 2-1, e cila gjë bëri që të ketë ngritje në tabelën e futbollit elitar kosovar.

Mysafirët gjatë gjithë ndeshjes dominuan kundër të rinjve të ‘elektricistëve’, e cila gjë i solli tri pikë të rëndësishme.


Rrugën e golit të besuarit e trajnerit, Afrim Tovërlani e gjetën pas tridhjetë minutave të zhvilluara në Obiliq.

Ishte Dren Gashi, ai i cili arriti të realizoi golin e parë në ndeshjen e ekipeve të fundit në renditjen tabelore.

Pesë minuta më vonë, sulmuesi Florim Bërbatovci nuk u tregua i suksesshëm para portës së vendasve.

Edhe në pjesën e dytë bardhekalëtrit vazhduan me lojë të bukur dhe sulme të njëpasnjëshme.

Një të tillë e konkretizuan në të 75-tën minutë përmes Ervin Kaçarit, i cili dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Por, dy minuta më vonë vendasit arritën të zbusin avantazhin e mysafirëve përmes një goli të shënuara nga Rilind Nimani.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për të veçuar dhe kështu përfundoi në dobi të ferizajasve me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Ferizaj ngritët në vendin e dhjetë të renditjes me 14 pikë gjersa KEK-u mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori