Ylli ka bërë pauzë nga karriera e suksesshme si soliste për t’u rikthyer te grupi, i cili e bëri atë të famshme, dhe është duke udhëtuar botën këtë verë duke performuar me krijuesit e hitit “Where is the Love?”.

Por ajo ka filluar të pendohet që është pajtuar të marrë një rrugëtim aq të vështirë.

“Javën e kaluar ishim në pesë vende të ndryshme brenda një jave, është sikur të jem supergrua me orar. Përpiqem të kujdesem për gjithçka dhe ftohem gjatë procesit”, ka thënë këngëtarja.

“Definitivisht kam prirje për të bërë gjëra të tepërta në jetë. Më pëlqen t’i çoj të gjitha në ekstrem, por tash po mësoj të them jo”, ka shtuar Fergie.