LAJMI I FUNDIT:

‘Fenomeni’ Ronaldo flet për kohën te Reali: Perez punësonte staf të sigurimit për të ndaluar festat e mia, por unë i dribloja edhe ata

‘Fenomeni’ Ronaldo flet për kohën te Reali: Perez punësonte staf të sigurimit për të ndaluar festat e mia, por unë i dribloja edhe ata

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka diskutuar ditët e tij të lojës me Jorge Valdanon dhe dyshja bëri shaka për dashurinë e brazilianit për jetën e natës gjatë kohës së tij në Madrid.

Ronaldo u bashkua me Real Madridin më 2002 dhe ndërsa ai ishte një talent i jashtëzakonshëm, ai gjithashtu shijoi një mënyrë të ‘çmendur’ jetese jashtë fushe.

‘Fenomeni’ ka treguar historinë gazmore të punësimit të sigurimit nga Real Madridi për ta ndaluar atë të organizojë parti, por disa nga rojet u bashkuan me atë në festë.


Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron Messin dhe Ronaldon

‘R9’ do të festonte rregullisht në kryeqytetin spanjoll dhe në një intervistë me Jorge Valdano, ai zbuloi se sa e bezdiste presidenti Florentino Perez.

Valdano i kujtoi Ronaldos se ai madje gjeti një mënyrë për ta rrethuar me staf të sigurimit.

“Ishte një kohë e mrekullueshme pasi Reali dhe qyteti i Madridit është kombinimi më i mirë i klubit dhe qytetit që mund të gjesh”, ka thënë fillimisht Ronaldo ai në intervistën për Movistar +.

Ronaldo gjatë intervistës

“Florentino vendoste staf të sigurisë te dera për të më ndaluar. Unë përfundova duke i dribluar edhe ata. Disa madje u bashkuan në festë!”.

“Ekziston një legjendë për të gjitha, më shumë sesa ajo që ishte në të vërtetë”.

Capello: Ronaldo organizonte ‘party’ dhe sillte alkool në zhveshtoret e Real Madridit
Lexo po ashtu Capello: Ronaldo organizonte ‘party’ dhe sillte alkool në zhveshtoret e Real Madridit

“Ndonjëherë unë ndoshta bëja party [festa] shumë, por në të vërtetë nuk ishte kështu”.

“Unë gjithmonë kam qenë shumë i përgjegjshëm dhe jam përpjekur gjithmonë të mos lëndoj trupin tim”.

“Po, pasi fitoja ndeshjet më pëlqente të festoja … dhe pasi që gjithmonë i fitonim, ky ishte një problem!”.

“Por, legjenda ka më shumë sesa realitet”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori