Një numër i madh të famshmish qenë të pranishëm në ndejën glamuroze në kryeqytetin austriak për të nderuar femrat frymëzuese dhe të talentuara në fusha të ndryshme.

Sirena italiane, Monica Belluci, u nderua me çmimin për aktrim, ndërsa Anastacia mori çmimin për artisten më të mirë.

Amerikania Kelly Clarkson u nderua me çmimin për argëtim pasi aktualisht është duke u ngjitur nëpër top-lista me hitin “My Life Would Suck Without You”.

Këngëtarja, kantautorja, aktorja dhe shkrimtarja Marianne Faithfull u nderua për vepër jetësore, ndërsa supermodelja australiane Elle MacPherson u nderua me çmimin e karrierës.