LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e aktorit Hugh Jackman thuhet se nuk e pëlqejnë të dashurën e tij të re

Fëmijët e aktorit Hugh Jackman thuhet se nuk e pëlqejnë të dashurën e tij të re
Foto: Getty Images

Fëmijët e aktorit Hugh Jackman, 24-vjeçari Oscar dhe 19-vjeçarja Ava, thuhet se nuk e pëlqejnë të dashurën e re të babait të tyre, aktoren dhe yllin e “Broadway”, Sutton Foster.

“Ka qenë e vështirë për fëmijët sepse u është dashur të mirëpresin Sutton në botën e babait të tyre, me ndjenjat e tyre të përziera për të dhe do të ndiheshin fajtorë nëse afroheshin shumë me të”, tha një burim pranë familjes.

“Gjithçka po bëhet pak e çrregullt, por Hugh shpreson koha do të shërojë të gjitha plagët, ndaj nëse do të arrijnë ta kalojnë këtë sezon pushimesh pa probleme të mëdha, do të jenë më të qetë në vitin e ri”, shtoi ndër tjerash.


View this post on Instagram

A post shared by Tasha (@tashalustig)

I divorcuar për shkak të një lidhjeje?

Kujtojmë se aktori 56-vjeçar u nda nga aktorja Deborra-Lee Furness vitin e kaluar pas 27 vitesh martesë dhe së fundmi filloi një ortek thashethemesh për arsyen e divorcit të tyre.

Të gjitha lajmet nga Hugh Jackman
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hugh Jackman

Burime të informuara së fundmi konfirmuan për Us Weekly se Hugh dhe Sutton janë në një lidhje dhe se lidhja është arsyeja e divorcit: “Shumë njerëz në Broadway e dinin, por ne nuk thamë asgjë sepse ata të dy janë shumë të mirë. Hugh ka imazhin e një prej djemve më të mirë në Hollywood, kështu që tani ai nuk e di se çfarë të bëjë me këtë”. /Telegrafi/

Hugh Jackman dhe ish-gruaja Deborra-Lee Furness