Tash, 15 vjet më vonë, gjeniu në fjalë është pronar i pesë "Topave të artë" të FIFA-s, ndërsa njeriu që e rikujton ditën e parë kur e pa atë është pronar krenar i një pecete, një pecete shumë të vlefshme, një pecetë që ndryshoi historinë e Barcelonës.

Njeriu është Horacio Gaggioli, një agjent i futbollit që tash e shumë kohë jeton në Spanjë, që kishte dëgjuar gjëra të mëdha nga partnerët e tij argjentinas për një djalë shumë të talentuar në Rosario me emrin Lionel Messi. Ai djalë ishte vetëm 11-vjeçar, kur nisën të vinin ato raporte, që ishte tepër i ri për Gaggiolin.


Dy vjet më vonë ai ishte i gatshëm të kalonte Atlantikun, siç ka shpjeguar Gaggioli në një intervistë për "FIFA.com".

"Familja donte që ai të shkonte në prova në një skuadër evropiane, në cilindo qytet që unë isha duke jetuar në mënyrë që ata të kishin një kontakt atje. Në atë kohë isha pranë të shkoja e të punoja për një kompani në Madrid dhe u kam kërkuar atyre të presin që të zgjidhja të ardhmen time dhe të shihja se ku mund të siguroja prova për të. Po të kisha përfunduar në Madrid, atëherë ai do të ishte provuar te Real Madridi apo Atletico", ka rrëfyer Gaggioli.

Siç rrodhën gjërat, Gaggioli nuk udhëtoi në Madrid dhe kur Messi kishte arritur në shtator, ai kishte stërvitur për disa javë me Barcelonën.

"Pas provave ata u kthyen në Argjentinë dhe pata takime me klubin. Ata pëlqyen atë që kishin parë, por disa nga trajnerët nuk ishin të bindur. Koha kaloi dhe në dhjetor prindërit e Messit më pyetën nëse Barcelona ishte e interesuar apo jo, në mënyrë që ata të mund të shikonin alternativa të tjera", rrëfen agjent
 

telegrafi sport app