Fëmija është dembel apo anemik?
Te fëmijët pa gjak shohim një agresivitet të dukshëm, sjellje të dëmshme, paaftësi për të kuptuar siç duhet ato që u thuhen dhe një ndjenjë të theksuar dembelizmi, transmeton Telegrafi.
Që të parandalohen këto tipare sjelljeje dhe shqetësime, rekomandohet që fëmijët të trajtohen me vitaminën e hekurit. Ky parandalim është mirë të bëhet që kur fëmija është 4 muajsh.
Duke patur parasysh rëndësinë e kësaj situate, në shtëpi duhet mbajtur patjetër “vitamina hekuri” e cila i jepet fëmijës derisa bëhet 12 muajsh.
Ndërkaq, vihet re se disa nëna i mundojnë fëmijët që të pijnë qumësht, veprim i cili krijon te fëmijët rrugën e urisë dhe më pas sjell aneminë. Në të tilla raste rekomandohet që, nëse fëmijët nuk e duan qumështin, në vend të tij të jepet kosi.
Nënave u sugjerohet gjithashtu që djemve të tyre, derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, tu japin 1-2 gota me kos çdo ditë. Kurse vajzave, 1-2 gota me qumësht.
- Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veshjen e fëmijëve për t i mbrojtur nga i ftohti
- Kur fëmijët lozin, duhet t'u ndryshojmë kanotierën e djersitur menjëherë.
- Fëmijëve kur u bëjmë banjë, duhet t’u thajmë flokët patjetër.
- Fëmijët nuk duhen lejuar që të lozin në hyrjet e dyerve sepse janë më të ndjeshëm ndaj rrymave.
- Në vend të e ujit të ftohtë, duhet t u jepet ujë me temperaturë normale.
- Fëmijët, për t’i mbrojtur nga anemia, çdo javë duhen ushqyer dy herë me mish.
- Mishi përmban proteina që zhvillojnë muskujt e fëmijëve dhe ndalojnë aneminë
- Anemia pengon zhvillim e fëmijëve.
- Anemia bën që fëmijët të sëmuren më shpesh.
/Telegrafi/






























