LAJMI I FUNDIT:

Fekir: La Liga, destinacion ëndërr – Liga Premier është opsion

Fekir: La Liga, destinacion ëndërr – Liga Premier është opsion

Lojtari i Lyoni, Nabil Fekir e ka përshkruar La Ligën si “destinacionin e tij të ëndrrës” mes interesit të raportuar nga klubet udhëheqëse në divizionin spanjoll.

24-vjeçari francez ka shijuar formë të lartë këtë sezon me 14 gola për gjigantët francezë dhe ftesat e vazhdueshme nga kombëtarja franceze.

Paraqitjet e tij dhe forma superiore kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij nga ligat kryesore.


Arsenali rivalizon Realin dhe Barçën për transferimin e Fekirit
Lexo po ashtu Arsenali rivalizon Realin dhe Barçën për transferimin e Fekirit

Megjithatë, Fekir duket se anon më shumë nga liga spanjolle, La Liga, e cila sipas tij është destinacioni që ëndërron, teksa si opsion i mirë i duket edhe Liga Premier.

Fekir dhe festa e tij në ‘stilin Messi’

“Real Madridi, Barcelona dhe Atletico janë të gjitha klube të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht Fekir për Diario AS.

“Interesimi i tyre për mua është diçka që është me të vërtetë e këndshme, por nuk kam marrë asnjë ofertë të fortë dhe tani jam në Lyon dhe jam i lumtur në këtë klub”.

Tifozët e Saint Etienne pushtojnë fushën pasi Fekir festoi golin e pestë përballë tyre në stilin e Messit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Tifozët e Saint Etienne pushtojnë fushën pasi Fekir festoi golin e pestë përballë tyre në stilin e Messit (Foto/Video)

“Nuk jam i sigurt se çfarë ka ardhmëria ime, por La Liga do të ishte një destinacion ëndërr për mua dhe për karrierën time”.

“Edhe Anglia është një opsion, me Manchester Cityn dhe Arsenalin”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori