Arbnor Fejzullahu pa dyshim është një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti te Partizani në javët e fundit.
Rasti më i freskët u regjistrua ndaj Vllaznisë, ku dha dy asistime goli për Xhevahir Sukajn. Kjo nuk është rastësi, pasi mbrojtësi nga Presheva edhe në edicionin e shkuar ka qenë një nga më të mirët për kryeqytetasit.
Falë paraqitjes së tij të mirë, mësohet se është rritur interesi për shërbimet e mbrojtësit të Partizanit. Përpos tri ofertave zyrtare që klubi i kuq ka marrë nga Turqia, mësohet se interesa ka edhe nga Italia dhe Zvicra. Gjithsesi, fati i Fejzullahut është në dorë të presidentit Gaz Demi, pasi lojtari është nën kontratë me të kuqtë.
I pyetur nga “Panorama Sport” rreth zërave të merkatos që lidhen me të ardhmen e 23-vjeçarit, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi, sqaroi situatën momentale të Fejzullahut. “Në klubin tonë, interes konkret për Arbnor Fejzullahun kanë shprehur tre klube turke, Gaziantepspor, si dhe klubet ku luajnë Sokol Cikalleshi dhe Alban Meha, Istambul Basaksehir dhe Konjaspor.
Zëra të pakonfirmuar ka edhe nga Italia apo Zvicra. Gjithsesi, ne u referohemi vetëm ofertave zyrtare që mbërrijnë në klubin tonë. Duke ditur se jemi të fokusuar te kampionati, kemi rënë dakord me klubet turke që bisedimet t’i kryejmë pas disa dy-tri jav- ësh.
Nuk është momenti që të flasim për merkato, pasi duhet të jemi të fokusuar tek objektivi madhor, fitimi i titullit kampion”, u shpreh së pari drejtori i të kuqve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë