LAJMI I FUNDIT:

FEG alarmon për 19 sulmet e gazetarëve në Maqedoni nga viti 2016

FEG alarmon për 19 sulmet e gazetarëve në Maqedoni nga viti 2016

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë e cila ka anëtarë në 43 vende, ka marrë një letër alarmuese nga Platforma rajonale për liri të mediumeve dhe siguri të gazetarëve, e cila ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj gazetarëve në Maqedon në periudhën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Duke u bazuar në faktin e raportuar nga Platforma rajonale e cila përmend 19 sulme të reja ndaj gazetarëve në fillim të vitit 2016, FEG u bën thirrje pushtetarëve të Maqedonisë të marrin aksion konkret për të parandaluar sulmet e mëtejshme kundër gazetarëve dhe punonjësve aktiv medial në vend dhe të fillojnë hetimet për të gjitha çrregullimet e lirisë së medias të cilët janë paraqitur për t’i ikur mosndëshkimit’, thonë nga FEG.

Për të nxitur dialog konstruktiv me qeverinë e Maqedonisë dhe për të marrë masa për këtë problem, FEG do të çojë përfaqësuesin e tyre në Shkup, thonë nga FEG. /Telegrafi/