Roger Federer ka fituar titullin e tretë në vitin 2017 pasi mundi në finale të Miami Open rivalin e madh Rafael Nadal.

35-vjeçari u rikthye në vendin e katër në ranglistën e përgjithshme teksa fitoi edhe në Florida në Australian Open dhe Indian Wells.


https://twitter.com/Mikno78/status/848601027695828992

Tashmë Federer ka regjistruar tri fitore ndaj Nadalit në vitin 2017.

Në takimin e tyre të 37-të zvicerani fitoi me stil duke triumfuar në dy seta 6-3 dhe 6-4. /Telegrafi/

https://twitter.com/sundar_kss/status/848611782113370112

telegrafi sport app