Roger Federer e ka fituar titullin e 99-të të karrierës në nivel turneu duke triumfuar në Sëiss Indoors në Bazel të Zvicrës.
Në finale, 37-vjeçari u përball me tenistin numër 93 në renditje, Marius Copil, të cilin e mposhti me rezultat 2-0 në sete (7-6, 6-4).
99 reasons to get emo…
The moment @rogerfederer lifted his ninth #SwissIndoorsBasel 🏆 pic.twitter.com/H4Msm0miUC
— Tennis TV (@TennisTV) October 28, 2018
Edhe pse dukej se zvicerani do ta kishte të vështirë që të triumfonte, ai i doli që në fund të ishte fitues.
Tenisti rumun, Marius Copil, arriti në finale duke eliminuar Alexander Zverevin në përballjen e të shtunës.
Ndërsa Federer, fitues i 20 titujve Grand Slam, nuk e nisi mirë këtë finale, porse u rikthye për të fituar.
Roger Federer, champion again.
9️⃣ Basel titles
9️⃣9️⃣ Career Titltes
4️⃣ titles in 2018 pic.twitter.com/TfqVdPwecD— José Morgado (@josemorgado) October 28, 2018
Ky ishte titulli i nëntë për Roger në turneun Swiss Indoors që zhvillohet në Basel të Zvicrës.
Ndërsa gjatë vitit 2018, ai tashmë ka fituar katër trofe, teksa në total gjatë karrierës numëron 99 tituj në total. /Telegrafi/