Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Lituanisë ka reaguar pas humbjes së thellë të ekipit të tyre kombëtar nga Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.


Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).

Humbja nga Kosova ka dhimbtë shumë tek lituanët, të cilët e kanë shprehur me anë të rrjeteve sociale.

“Një humbje e dhimbshme në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Lituanisë në Instagram.

Ndryshe, Kosova më 28 mars e pret Suedinë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevilla në kuadër të kualifikueseve për “Katar 2022”. /Telegrafi/

telegrafi sport app