Site icon Telegrafi

FBI thotë se sulmi në bazën e Marinës amerikane në Florida ‘supozohet’ se ishte sulm terrorist

Të shtënat në Pensacola, në bazën e Marinës amerikane janë duke u hetuar si sulm i mundshëm terrorist, tha FBI këtë të diel, transmeton Telegrafi.

“Ne punojmë me supozimin se ky ishte një akt terrorizmi”, tha Rachel Rojas, agjenti special i FBI, në një konferencë shtypi për sulmin e së premtes që vrau tre studentë të rinj të Marinës.

Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë një motiv në lidhje me sulmin që e bëri Mohamed Saeed Alshamrani, 21 vjeç, i cili ata thonë se kishte marrë një armë Glock 45 dhe sulmoi bazën e Marinës amerikane.

Rojas konfirmoi se “miqtë, shokët e klasës dhe bashkëpunëtorët e tjerë” të vrasësit janë duke u intervistuar. /Telegrafi/

Exit mobile version