FBI po ofron deri në 25 mijë dollarë në këmbim të informacionit për të dyshuarin që ata besojnë se i vuri flakën disa kutive të votimit gjatë votimit të hershëm të muajit të kaluar në SHBA.
Qindra fletë votimi u shkatërruan ose u dëmtuan gjatë tre zjarreve të raportuara në kutitë e votimit në Vankuver, Uashington dhe Portland, Oregon – të dyja shtetet ku shumica e njerëzve votojnë me postë ose me lëshimin e fletëve të votimit.
Incidenti i parë ndodhi më 8 tetor në Vankuver, pikërisht përtej lumit Columbia nga Portland, kur një kutie votimi iu vu zjarri midis orës 03:30 dhe 4 të mëngjesit, tha FBI.
Më pas, më 28 tetor, “pajisje ndezëse të improvizuara” u vendosën në kutitë e votimit në Vankuver dhe Portland midis orës 02:00 dhe 04:00 sipas kohës lokale, shtoi FBI.
Të mërkurën, FBI publikoi një video tw regjistruar nga kamerat e sigurisw gjatw 28 tetorit, që tregonte një person duke vozitur veturëndrejt një kutie votimi në Portland.
Personi u shfaq duke ndezur një send dhe e vendosi në kutinë e votimit përpara se të largohej. Videoja tregon tymin që fillon të ngrihet nga ana e kutisë, më pas shihet një shpërthim shkëndijash dhe flakesh.
Autoritetet besojnë se i njëjti i dyshuar është përgjegjës për të tre zjarret. Automjeti u përshkrua nga FBI si një limuzinë Volvo S-60 i fillimit të viteve 2003-2004.
Vetura nuk kishte logon e Volvo-s në grilën e përparme dhe, në kohën e incidenteve të 28 tetorit, kishte një targë mashtruese të përkohshme të Uashingtonit në pjesën e pasme – për të cilën FBI paralajmëroi se mund të mos ishte më në automjet./Telegrafi/