Fazat e sëmundjes së Alzheimerit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre
![Fazat e sëmundjes së Alzheimerit dhe çfarë duhet të dini rreth tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/09/alzheimerfk-780x439.jpg)
Shumica e njerëzve që kanë humbje të kujtesës nuk kanë një diagnozë specifike. Por, nëse keni informacion e duhur rreth gjendjes tuaj, mund të bëni shumë më shumë për të frenuar përkeqësimin.
Askujt nuk i pëlqen të ndihet i pasigurt për shëndetin dhe humbja e kujtesës është padyshim diçka e frikshme. Prandaj, është e rëndësishme të kuptoni se si Alzheimeri ndikon në tru, cilat janë shenjat të cilave duhet t’i jepni rëndësi dhe çfarë mundësish ka për të minimizuar dëmtimin nga sëmundja.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me fazat e kësaj sëmundjeje dhe se çfarë mund të bëni:
Faza e parë – Ndryshime delikate në tru
Kjo fazë mund të ndodhë diku nga dhjetë deri në njëzet vjet përpara shenjave tipike klinike.
Ajo çfarë tashmë dihet është se ndodh një grumbullim i disa proteinave të caktuara, që është toksik për trurin sepse vrasin neuronet.
Prandaj, efekti i parë që ka sëmundja e Alzheimerit është në nivel mikroskopik, ku fillon të formojë këtë akumulim.
Edhe pse shkencëtarët ende nuk e dinë me siguri se kur gjatë procesit fillojnë të krijohen këto proteina, ata mund të shquajnë praninë e tyre.
Faza e dytë – Alzheimeri paraklinik
Pas fazës fillestare, patologjia grumbullohet me kalimin e viteve dhe tenton të prekë trurin në vende të parashikueshme.
Në rastin e sëmundjes së Alzheimerit, preket qendra të kujtesës dhe zona përgjegjëse për kryerjen e detyrave të thjeshta.
Në këtë fazë, analizat e nevojshme të shëndetit të trurit, mund të zbulojnë një diagnozë specifike të Alzheimerit.
Faza e tretë – Dëmtim i lehtë njohës
Në këtë fazë, një shumëllojshmëri e testeve njohëse përdoren për të vlerësuar zona të ndryshme të trurit.
Deficite të tjera që mund të zbuloni, përfshijnë vështirësinë në njohjen e personazheve në një fotografi.
Megjithatë, në jetën e përditshme, individi mund të jetë ende duke funksionuar normalisht, dhe askush të mos e vëre re ende.
Faza e katërt – Alzheimeri klinik
Kalimi në fazën e katërt është kur Alzheimer arrin pikën ku fillon të pengojë aftësinë funksionale.
Dëmtimi është në atë shkallë ku pacientët mund të paguajnë dyfish një faturë, të harrojnë se ku po shkojnë, nuk dinë më se si të shkojnë në dyqan apo të kthehen në shtëpi etj.
Në këtë pikë, sëmundja konsiderohet të jetë në fazën e saj të butë.
Faza e pestë – Rënia progresive
Faza e pestë e demencës është rënia e ngadaltë dhe e vazhdueshme. Truri po tkurret, grumbullimi i proteinave rritet me ashpërsi dhe pacientët bëhen gjithnjë e më keq.
Pacientët kanë nevojë për inkurajim për të bërë gjëra të tilla si të ushqehen shëndetshëm dhe ndoshta kanë nevojë për ndihmë tu veshur siç duhet.
Ndërsa sëmundja përparon, ndikimi përhapet në seksione të tjera të trurit. Tani edhe detyrat më të thjeshta mund të jenë të pamundura.
Në këtë fazë përfundimtare, pacientët humbasin oreksin dhe bëhen indiferentë ndaj botës përreth tyre.
Mungesa e lëvizjes çon më pas në probleme të tjera si pneumoni, infeksione, rrëzime dhe fraktura.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/09/alz.jpg)
Cilat janë efektet e tjera të Alzheimerit?
Ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit priren të kenë një humbje të konsiderueshme të interesit për aktivitetet e tyre dhe shpesh kanë simptoma të tjera psikologjike ose të sjelljes si ankthi.
Njerëzit me demencë e kanë të vështirë të gjurmojnë kohën, mund të frikësohen dhe të hutohen.
Ata mund të bëhen lehtësisht nervozë, melankolikë dhe të përjetojnë emocione të tjera negative.
Mund të ndodhë që njerëzit të kenë psikoza, të tilla si halucinacione vizuale ose paranojë.
Pacientët ecin më pak, gjë që çon në dobësi të mëtejshme, dhe ndërsa sëmundja zhvillohet, ata fillojnë të humbasin koordinimin, siç është aftësia për të ngarë biçikletën.
Kjo është arsyeja pse është kritike që sëmundja të diagnostikohet herët dhe të krijohet një plan gjithëpërfshirës për të ndihmuar personin të jetojë në maksimum dhe të parandalojë lëndimet.
Çfarë duhet të bëjë një person nëse vëren këto shenja?
Nëse njerëzit vërejnë ndonjë simptomë, është e domosdoshme që ata të konsultohen me një profesionist mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë procesin e diagnostikimit.
Është jetike që pacientët të motivohen dhe të fillojnë të bëjnë gjëra për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara