Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të hënën do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se dezinsektimi do të bëhet sipas orarit.


Siç shkruan Ahmeti, Pejtoni, Aktashi, Parku i qytetit, Vellusha, Tophanja, Lagja e Muhaxherve dhe Vneshtat do të jenë lagjet e para ku do fillojë dezinsektimi, për të vazhduar pastaj në bazë të orarit të publikuar.

206451771 334339414723681 3042103032605019622 n

Postimi i plotë:Të dashur qytetarë, të hënën me 28 qershor 2021, duke filluar nga ora 19:30 fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Dezinsektimi fillon nga lagjet: Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat. Ndërsa vazhdon sipas orarit të prezantuar si më poshtë në lagjet e tjera. /Telegrafi/