Sipas llogarive të bëra nga LSM-ja, shporta e konsumatorit nga tetori i vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti është rënduar për 17 mijë denarë, ose pothuajse sa një pagë minimale në vend
Në Maqedoninë e Veriut është e pamundur që një familje e cila jeton me një rrogë minimale dhe një mesatare të mbushë qoftë edhe një shportë konsumatore për nevojat bazë. Sipas llogaritjeve të bëra nga LSM-ja, një familje katër anëtarshe për ta kaluar muajin në tetor i janë nevojitur 51.514 denarë për ushqim, fatura banimi, ndonjë denarë modest për rroba, këpucë dhe ilaçe. Një pagë minimale në vend është 18 mijë denarë, ndërsa një pagë mesatare 31.871 denarë, që nënkupton se një familje e cila fiton një pagë minimale dhe një mesatare do i duhet edhe afër 1.600 denarë për t’ia dal në fund të muajit, shkruan gazeta KOHA. “Për të kaluar muajin nevojitet një matematikë shumë komplekse”, tha një qytetare 38 vjeçare e cila me profesion ishte ekonomiste, fakt ky që ia bën më të lehta llogaritjet. Ajo fillimisht paguan faturat ku vetëm fatura e ujit, rrymës dhe telefonit për një muaj i kushtojnë nga 8 deri në 10 mijë denarë, duke mos llogaritur kreditë që ajo dhe bashkëshorti i kanë. Në një vit inflacioni “ha” 337 bukë në muaj, produkt ky i cili vlerësohej me çmimin më të lartë deri kur qeveria vendosi që të ndihmojë kompanitë që prodhojnë ushqime dhe t’i kthejë në tregun e rregullt për furnizim me energji elektrike, çka bëri që çmimet të bien.
Duke i krahasuar tetorin e këtij viti me atë të vitit të kaluar vërehet rritje e inflacionit prej 19.8%, ku rritje prej 30% kemi vetëm tek produktet bazë. Sipas llogarive të bëra nga LSM-ja shporta e konsumatorit nga tetori i vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti është rënduar për 17 mijë denarë, ose pothuajse sa një pagë minimale në vend. “Ne nuk e llogarisim qiranë apo kredinë në shportë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm që çdo e dyta familje është në të kuqe për shkak të rritjes së çmimeve ose ka kredi për banesa ose vetura”, shprehet nënkryetari i LSM-së Ivan Peshevski. Në gjendje më të mirë se Maqedonia në rajon janë vetëm Mali i Zi dhe Serbia. Në Serbi paga mesatare është 642 euro, paga minimale 281 ose 298 varësisht nga orari. Mali i Zi ka pagat minimale dhe mesatare më të larta në rajon, një pagë minimale atje është 450 euro, ndërsa ajo mesatare 718 euro që janë të mjaftueshme për shportën mujore. Pagat më të ulëta janë në Bosnje dhe Hercegovinë, paga mesatare 571 euro, ajo minimale 271 euro, shporta e konsumin 1455 euro. Të dhënat për Kosovën janë të paplota që nga viti i kaluar. Atje paga minimale varijon nga 130 deri në 170 euro, kurse mesatarja 432 euro. Në vendin tonë janë edhe 91 mijë pensionistë që marrin pension minimal nga 11.500 denarë, dhe 66 mijë pensionistë që marrin nga 11.500 deri në 14.000 denarë, që nënkupton se gjysma e tyre jetojnë me më pak se minimumi i të ardhurave. Pensionerja Z.T merr 18.000 denarë pension dhe thotë se për të paguar faturat i ndihmon vajza e saj pasi nuk mund t’ia del me pensionin e saj.
“Pensionin e marrë nga 26 deri më 29. Tani është 16 dhe unë në portofol kam vetëm 2.000 denarë. Mish nuk kam blerë tash e 4 muaj, por prapë më kanë mbetur para vetëm sa për t’ju blerë nipërve ndonjë çokollatë”, tha kjo pensioniste. Qeveria dy muaj më parë paralajmëroi ndihmë financiare për këtë kategori të qytetarëve, por Parlamenti akoma nuk ka votuar për ndryshimet e nevojshme që ligji të hyjë në fuqi. Pensionet e ndara sipas kategorive, nga më e ulëta (150 euro) deri tek më e larta (1.000 euro), vlejnë për të gjithë pensionistët, ndërsa pagat ndryshojnë edhe në bazë të rajonit, pagat më të larta janë në rajonin e Shkupit, ndërsa më të ulëta në rajonin verilindor. Sipas të dhënave të ESHS kategoria e të varfërve për vitin 2020 përfshin 7.9% të të punësuarve dhe 7% të pensionistëve. Statistikat tregojnë se 1/5 në vend janë të varfër. Ndërsa vlerësimet e Bankës Popullore janë se nga diaspora për një vit dërgohen rreth 1 miliardë euro. Në forumin e organizuar nga LSDM-ja kryeministri Dimitar Kovacevski tha se vitin e ardhshëm gjendja do të jetë shumë më e mirë. “Si një person që për 22 vite punon në menaxhim, që e njeh mirë ekonominë dhe financën, ju them se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë dhe së bashku do t’ia dalim mbanë. Së bashku do ta kalojmë krizën e imponuar nga pasojat globale të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës”, u shpreh kryeministri Kovaçevski. Nga ana tjetër, opozita beson se qeveria nuk ka plan për të kapërcyer krizën dhe se vetëm do të marrë më shumë hua.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë