LAJMI I FUNDIT:

Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Drejtuesit e klubit italian të futbollit Roma mund të shkarkojnë një tjetër trajner, të dytin brenda pak javësh.

Së fundmi, Roma ka shkarkuar nga posti i trajnerit legjendën e saj Daniele de Rossi, i cili u pasua nga Ivan Juric, dhe sipas raportimeve të Corriere dello Sport, kroati është gjithashtu pranë shkarkimit.

Juric drejtoi Romën vetëm për katër ndeshje, duke shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje, që erdhi në ndeshjen e Ligës Evropiane, por ai ende kërcënohet me shkarkim për shkak se drejtuesit e klubit ndryshuan mendje.


Lojtarët e Romës të pakënaqur për shkarkimin e De Rossit: dy liderë u përballen me drejtuesit
Lexo po ashtu Lojtarët e Romës të pakënaqur për shkarkimin e De Rossit: dy liderë u përballen me drejtuesit

“Nëse ai nuk fiton ndaj Monzas, nuk përjashtohet kthimi i Daniele De Rossi, i cili u shkarkua për t’i hapur rrugë Juriçit”, shkruan Corriere dhe njofton se kroati do të shkarkohet nëse Roma nuk feston fitoren.

Problemi më i madh në periudhën e shkurtër të Juricit në pankinën e Romës është stili i lojës, i cili nuk u pëlqen drejtuesve të klubit, për këtë arsye planifikojnë të ftojnë sërish De Rossin për të marrë skuadrën.

“Udhëheqja e klubit, edhe pse e kënaqur me fitoren ndaj Udineses kryesuese (3:0), është shumë e shqetësuar për lojërat e këqija ndaj Venezias (2:1) dhe veçanërisht disfatën ndaj Elfsborgut (1:0) në Ligën e Evropës”, shkruan gazeta italiane e lartpërmendur.

Kujtojmë se De Rossi u shkarkua vetëm dy muaj pas vazhdimit të kontratës, gjë që habiti të gjithë tifozët e skuadrës nga stadiumi ikonë Olimpico.

Aktualisht Roma është skuadra e dhjetë e renditur në Serinë A italiane me nëntë pikë të fituara nga gjashtë ndeshje. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Ndërkombëtare
Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

La Liga
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Kalo në kategori