LAJMI I FUNDIT:

Fati dhe fataliteti në Shqipëri e Kosovë

Fati dhe fataliteti në Shqipëri e Kosovë

Demokracia shqiptare, nëse mund të quhet e tillë, po përjeton krizën më të thellë të përfaqësimit dhe sot vendi ngjan më shumë me një shtet liberal njëpartiak sesa me një demokraci shumëpartiake, thelbi i së cilës është ndërrimi i elitave qeverisëse. Veçanërisht në Ballkan, por edhe në vende të tjera të Lindjes, kalimi nga diktatura në sistemin e qeverisjes me shumë parti dhe me zgjedhje periodike, në vend që të prodhonte demokracinë që kemi lexuar në tekstet perëndimore, ka prodhuar kapitalizmin e egër që kemi dëgjuar të propagandohej nga komunistët.

Sot Shqipëria apo Kosova janë vende me korrupsion të lartë, me ndarje shoqërore të pabarabartë dhe në të dyja vendet një grusht njerëzish zotërojnë pasurinë më të madhe në vend dhe më shumë se gjysma e popullsisë jeton në gjendje afër kufirit të varfërisë. Në të dyja vendet, në Shqipëri e në Kosovë, rënia ë diktaturës në të parën dhe çlirimi nga pushtuesi serb në të dytën, në vend që të prodhonin dashurinë për atdheun dhe rimëkëmbjen e tij, kanë prodhuar neveri dhe, në të dyja vendet, shqiptarët që duan të braktisin Shqipërinë e Kosovën sa vjen e shtohen.

Në Shqipëri opozita po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe vendi shumë shpejt rrezikon të mbetet pa opozitë. Partitë politike që sot përfaqësojnë opozitën, me një shpejtësi të frikshme, po shndërrohen në grupe mediokre dhe në lëvizje radikale që nuk përfaqësojnë asnjë interes publik. Ato po shfaqen si grupe guerrile që synojnë me çdo kusht të marrin pushtetin dhe të plaçkisin shqiptarët.


Sidomos me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, opozita shqiptare që përfaqësohet për fat të keq nga PD-ja, po shndërrohet në një grupim politik pa asnjë vizion dhe pa asnjë ide. Është për të ardhur keq që edhe ata të rinj që kanë studiuar jashtë dhe që janë kooptuar pranë Lulëzim Bashës nuk arrijnë t’i imponojnë atij një vizion perëndimor, përkundrazi shndërrohen dhe ata me lehtësinë më të madhe në fotokopje të Flamur Nokës. Natyrisht që të gjithë e dinë që varrmihësi i PD-së dhe i opozitarizmit në Shqipëri është Sali Berisha. Është e paimagjinueshme se si mund të pranojnë sot ata që e quajnë veten demokratë që të dëgjojnë ende ligjërimin e këtij politikani sharlatan, kriminel e shkatërrues të Shqipërisë.

Në më të shumtën e herës ata mund ta respektonin atë si histori të PD-së dhe ta vendosnin në një cep diku në muze, por është e paimagjinueshme sesi mund ta pranojnë që të diktojë me frymën dhe sidomos me ligjërimin e rrjedhur prej skizofreni që llahtaris shqiptarët një politikan si Sali Berisha. Në këto kushte, Edi Rama që, për hir të së vërtetetës, është poilitikani më i pranueshmë i tranzicionit shqiptar, po modelohet gjithnjë e më shumë si udhëheqës i shqiptarëve dhe po përkëdhel gjithnjë e më shumë subkoshientin e tyre që pëlqejnë të kenë më shumë në krye të vendit një prijës sesa një të zgjedhur.

Duke shkatërruar opozitën dhe duke e rrrudhur atë deri në asgjësim, opozita e sotme po i bën vendit një dëm të pallogaritshëm. Këtej e tutje qeverisja e shqiptarëve nuk do të varet nga asnjë institucion dhe nuk mund të korrektohet nga asnjëri prej tyre. Të vetmit kritikë që mund t’i tregojnë oponionit publik keqqeverisjen dhe paudhësitë e qeverisë janë zërat e paktë kritikë të medias. Edhe ata më shumë do të shërbejnë për të treguar në mënyrë idelae atë që nuk shkon dhe nuk do të kenë asnjë impakt mbi qeverisjen. Sot gjithë shqiptarët varen nga vullneti i Edi Ramës, nga vullneti i prijësit.

Ai me frymën e tij dikton gjithçka në Shqipëri. Siç edhe vihet re sidomos tani në mandatin e dytë, qeveria po bëhet e padukshme dhe i vetmi qeveritar që komunikon me shqiptarët është Edi Rama. Ai tani po shfaqet edhe si magjistar dhe i veshur si babagjyshi ai mund të ndryshojë edhe jetën e njerëzve. Mirëpo ky është vetëm fillimi, sepse tani shqiptarët duhet të përgatiten se këtej e tutje, për një kohë bukur të gjatë, do të qeverisen vetëm në këtë formë. Të kuptohemi drejt.

Edi Rama nuk është autokrat, nuk lufton kundërshtarët e tij me metoda represive, nuk ka asgjë të përbashëkt as me stilin e Putinit as me atë të Erdoganit. Edi Rama është produkti ynë, është vijim i asaj mendësie që ne kemi trashëguar. Shqiptarët gjithnjë i ka ndjekur fati dhe fataliteteti. Sot të gjithë mund të pyesin se si ka mundësi që në vitet ’90 atëhere kur shqiptarët, në një masë të madhe, e hodhën poshtë diktaturën, në krye të kësaj fryme u ngjit Saali Berisha, një ish-komunist, i keq në karakter, shkatërrimtar, vrasës gjakftohtë, njeriu që e ndezi këtë vend dhe bëri çfarë deshi me të.

Si ka mundësi që ky njeri mban ende peng opozitën dhe opozitarizmin në këtë vend ? Ky është fataliteti dhe fataliteti është i lindur është gjenetik nuk shmanget dot. Nga ana tjetër, në këta vite tranzicion në krah të shqiptarëve kanë qenë vendet më të përparuara të botës me SHBA-në në krye që e korrigjuan historinë e shqiptarëve dhe e çliruan Kosovën nga Serbia. Ky është fat historik, sepse në kohën që NATO-ja dhe aleatët tanë perëndimorë bombarduan Serbinë dhe çliruan Kosovën, nuk kishte ndoshur 11 Shtatori.

Siç e dimë të gjithë, pas 11 shtatorit bota ndryshoi tërësisht dhe energjitë e vendeve demokratike për të mirë apo për të keq po shpenzohen në një rajon tjetër të botës. Mirëpo këtë fat historik, tre shqiptarë të Kosovës me mentalitet enverist, Thaçi, Haradinaj dhe Veseli duan ta kthejnë në fatalitet. Duke dashur të zhbëjnë Gjykatën Speciale, ata duan t’i kthejnë shqiptarët në kohën enveriste dhe në periudhën berishiste, në të cilën periudhë luftëtari që rrëmben armët për të vrarë armikun, ka të drejtë ta pushtojë atdheun dhe të vrasë kundërshtarët, ka të drejtë që të mos përfillë asnjë ligj, por t’i detyrojë të tjerët që t’u binden ligjeve që nxjerr ai.

Sot berishizmi në Shqipëri si retorikë banale dhe e çmendur që bazon alternativën opozitare në klithma dhe sharje e fyerje për kundërshtarin politik dhe egoizmi i treshes neokomuniste në Kosovë që nuk pranojnë të instalojnë shtetin e së drejtës në atë vend, janë dy fatalitete shqiptare të cilat do ta dëmtojnë Shqipërinë dhe Kosovën për një kohë bukur të gjatë.

Në trend

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
“Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik

“Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik

Magazina
Kalo në kategori