LAJMI I FUNDIT:

Farage: Nëse u japim azil 18 shqiptarëve, La Manshi do të mbushet me kufoma

Farage: Nëse u japim azil 18 shqiptarëve, La Manshi do të mbushet me kufoma

“Britania do t’i shohë brigjet e saj të mbushen me trupa të pajetë nëse u jepet azil 18 shqiptarëve të shpëtuar të dielën pranë Kentit”, thotë poltikani britanik Nigel Farage, i cituar nga “Daily Telegraph”.

Pesë nga shqiptarët e gomones së bllokuar në mes të detit kanë kërkuar azil në vend, ndërsa 13 të tjerët do të depërtohen, transmeton tch.

Komentet e liderit të UKIP-it erdhën pasi një ish-inspektor i forcës kufitare deklaroi se vija bregdetare e Anglisë do të mbushet me emigrantë dhe se paralajmërimet e vazhdueshme nuk kanë sjellë dot mjaftueshëm burime për të parandaluar një përkeqësim të situatës.


Ishin 18 persona nga Shqipëria që aktualisht, me sa di unë, janë duke qëndruar në Dover, tha Farage.

“Pesë prej tyre pretendojnë të mbeten këtu e druhem se po e përfituan statusin e azilantit, atëherë ne do t’u dërgojmë të tjerëve e bashkë me ta, edhe trafikantëve e bandave të gangsterëve mesazhin: merreni përsipër rrezikun e hajdeni këtu se keni çdo shans për të qëndruar. Jua them këtu, ngushtica e Doverit është një vend i rrezikshëm”, shprehet Farage.

Nëse nuk riatdhesohen që të 18 shqiptarët e ndodhur atje, plazhet e Kentit do të mbushen përgjatë gjithë verës me trupa të mbyturish e në duhet patjetër ta menaxhojmë këtë situatë.

Në fillim të javës, kryetari i Dhomës së Ulet të parlamentit, Chris Grayling, paralajmëroi se La Manshi mund të kthehet në një Mesdhe të dytë me flota të tëra anijesh që do të vërshojnë atje.

“Do të doja që të tregohemi shumë të rreptë me çdo lloj aplikimi për azil nga Shqipëria, u shpreh ai, e cila është vend kandidat për në Bashkimin Europian, ndaj dhe nuk ka ndonjë arsye kaq të fortë që individëve nga ai vend t’u aprovohet kërkesa e azilit”, shprehet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

Lajme

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Pas Prishtinës edhe Fushë-Kosova dhe Skenderaj ndalojnë përdorimin e doracakëve të edukimit seksual në shkolla

Pas Prishtinës edhe Fushë-Kosova dhe Skenderaj ndalojnë përdorimin e doracakëve të edukimit seksual në shkolla

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Siguri
Kalo në kategori