Fantastike: Gent Hyseni i siguron Kosovës medalje, kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian

Kikboksieri i talentuar i Prishtina Fight Club, Gent Hyseni është kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian për të rinj që po mbahet në Itali.
Hyseni dëshmoi se është një “kampion” në ngritje, ku mposhti rivalin e tij nga Irlanda Bolger në gjysmëfinale.
Hyseni do të jetë më i motivuar se kurrë për ta fituar të artën, pasi fatkeqësisht ka humbur dy finale më parë. Në kategorinë deri në 71 kilogramë, ai do të përballet me ukrainasin Danylo Takovenko.
Kampionati Evropian për të rinj këtë herë ka qenë i jashtëzakonshëm, ku 45 shtete pjesëmarrëse kishin plot 2 mijë e 621 garues nga e tërë Evropa.
Mbetet të shihet nëse Hyeni do të arrijë të kthehet në Kosovë me medaljen e artë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































