Rita Ora u ka dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të dasmës së saj të pazbuluar më parë në një video shoqëruese për këngën e saj të re “You & I”.
Këngëtarja, 32 vjeçe, u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi, 47 vjeç, verën e kaluar, në atë që u tha se ishte një ceremoni e vogël sekrete, ‘shpirtërore’ me vetëm tre të ftuar të pranishëm.
Dhe ylli me origjinë shqiptare padyshim i bëri fansat të komentojnë me nxitim, në momentin që në klip shfaqet një nga momentet e dasmës, kur çifti i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.
Fotografia e dasmës, e vendosur pranë tavolinës së Ritës në video, e tregon bukuroshen të veshur me një fustan të bardhë me material dantelle me mëngë të gjata të dizajnuar nga Tom Ford, teksa mbështjell krahun rreth bashkëshortit të saj dhe e puthë atë.
Fotoja tregon se dyshja i shkëmbyen betimet e tyre në një ambient të jashtë gjatë ceremonisë së tyre idilike, me Taikan dhe Ritën që duken më të dashuruar se kurrë teksa u shpallën burrë e grua.
Kjo vjen pak muaj pasi Rita ndau me publikun detaje nga dasma e saj dhe pranoi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Ndërkohë në një intervistë të re, Rita u shpreh se ndjehej ‘e vetmuar’ në të kaluarën dhe tregoi se si kishte ‘hequr dorë nga dashuria’ përpara se të binte në dashuri me Taikan.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” në të kaluarën ka dashuruar një sërë emrash të famshëm, duke përfshirë: Calvin Harris, Rob Kardashian dhe Travis Barker.
Në këngën e saj të re “Waiting For You”, Rita zhveshi shpirtin e saj në këngë, me tekstin që tregonte historinë e thyerjes së zemrës së saj ndërsa këndonte vargjet: “Mjaft, hoqa dorë, shikoja të gjithë miqtë e mi të martoheshin – e vetmuar nën llambadar”.
“Gjithmonë kam mbajtur roje, nuk kam qenë gati për dashuri. . . vetëm një rrahje në zemrën time pa asnjë përdorim”.
Dhe duke folur për tabloidin britanik The Sun, ylli tregoi se teksti nuk ishte menduar të ishte metaforik, pasi ajo këmbënguli se ishte ‘fjalë për fjalë ashtu siç u ndje ajo’.
Rita tha: “Disa nga shoqet më thonin ‘Oh Zot, jam shtatzënë’ ose ‘Oh Zot, po martohem’. Jeta po ndodh dhe të gjithë po plaken dhe unë ndjeva se ishte diçka që është shumë e lidhur”.
“Mendova se ishte një pozicion i pambrojtur dhe i thellë për mua. Mendoj se na lidh – veçanërisht vajzat dhe gratë dhe presioni shoqëror që ndjejmë se duhet të arrijmë. Doja të isha e prerë dhe e ndershme”, shpjegoi ajo.

Ajo shtoi se nëse me të vërtetë donte të hapej për ndjenjat e saj, ajo duhej të ishte ‘e hapur dhe e sinqertë’ dhe të mos hynte në të ‘me gjysmë zemre’, duke shtuar se duhej ‘guxim’ për të thënë vërtet të vërtetën e saj.
Rita gjithashtu theksoi se gjatë kompozimit të albumit të saj, ajo po shkruante gjëra që po ‘kalonte në të njëjtën kohë’, duke e krahasuar atë me një ‘ditar’ teksa tregonte se si po martohej me Taikan përpara se të shkruante për të.
Ndërkohë, Rita zbuloi se ajo shkroi tekstin e këngës së saj të re “You & I” mëngjesin e parë pas dasmës së saj, ndërsa ishte në gjendje tejet të rraskapitur. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ariana Grande zbulon se i pëlqen të luajë Monopoly në internet me të panjohur

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t’u bërë pjesë e garës

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit