Fansat e Netflixit janë të fiksuar pas një drame të re me tematikë mjekësore në këtë platformë, duke e vlerësuar atë 10/10.
Seriali i titulluar “The Trauma Code: Heroes On Call” doli muajin e kaluar dhe tashmë po bën zhurmë nga fansat e emocionuar të serialit, shkruan DailyMail.
Në këtë seri luajnë Choo Young Woo si Yang Jae-won, Ha Young si Cheon Jang-mi dhe Ju Ji-Hoon si Baek Gang-hyeok.
Drama koreane flet për kirurgun e traumës Baek Gang-hyeok teksa punon për të transformuar ekipin e tij të mjekëve.
Shikuesit tashmë i kanë parë të gjitha tetë episodet e këtij seriali dhe tashmë po kërkojnë me ngulm një sezon të dytë.
“Sapo e shikova këtë serial, i adhuroj të gjithë personazhet e këtij seriali”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale.
Kishte edhe disa të tjerë të cilët nuk hezituan të shprehin entuziazmin për këtë dramë koreane. /Telegrafi/