Dy yjet e estradës shqiptare, Butrint Imeri dhe Majk, kanë nxitur spekulime se po sjellin një bashkëpunim përmes postimeve në rrjetet sociale.
Dy këngëtarët kanë publikuar video të ndara që duket të jenë nga vendxhirimet, teksa shfaqen duke vallëzuar.
Ndërsa ajo ka marrë vëmendjen është se që të të dy janë të veshur me kostume solemne, si edhe përshkrimi është i njëjtë.
“7 prill, ora 14:00”, shkruan në përshkrimin e videove në profilet e dy këngëtarëve në Instagram.
Pritet të shihet nëse Majku dhe Butrinti do të sjellin ndonjë duet që padyshim se do të shndërrohej në hitin e radhës. /Telegrafi/