Fanella e Nigerisë është aq e mirë, sa që nigerianët po e përdorin si koncept për të zbukuruar automjetet e tyre

Përfaqësuesja e Nigerisë është një nga më të përfolurat për momentin në botë.
Kjo pasi fanellat e saj po cilësohet si nga më të bukurat nga 32 ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.
Dizajni i tyre është i inspiruar nga ai i viti 1994 dhe po pëlqehet tej mase.
Në Nigeri tifozët kanë shkuar aq larg sa që kanë filluar t'i dekorojnë edhe automjetet me ngjyrat e fanellave.
Ndoshta në Rusi ata nuk do të jenë shumë në numër, por me siguri tifozët neutral nuk do hezitojnë të veshin fanellat e Nigerisë.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































