Familja Dugolli nga fshati Negroc i Drenasit, jeton në tendë. Kryefamiljari thërret për ndihmë të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë.
Dëshirën e 10 vjeçares Lirigzona Dugolli nga fshati Negroc i Drenasit nuk mund t’ia plotësoj babai i saj, Pajaziti.
Kushtet e vështira ekonomike në familjen tre anëtarëshe, kanë bërë që ata jetën ta kalojnë në një tendë.
Pajazit Dugolli thotë për RTV Dukagjinin se nuk ka lënë derë pa trokitur për të kërkuar ndihmë.
“Jam duke jetuar në këtë tendë që pesë muaj. Në komunë kam qenë jo një po njëqind herë, por asgjë hiq, nuk kemi çka të bëjmë më thanë, shko te ata lartë në qeveri se ne s’kemi asgjë në dorë”, thotë ai.
Hallin më të madh ai thotë se e ka gjatë kohës së ftohtë të dimrit.
Dugolli tash gjatë gjithë natës bën rojë për fëmijët, nga frika se mos ndonjë gjarpër futet brenda e i kafshon fëmijët.
“Kam nevojë për një shtëpi, diçka tjetër nuk po dua. Një shtëpi me ndërtua s’kisha dashtë asgjë tjetër në jetë. Natën rri më shumë zgjuar, sepse kam frikë mos fëmijët po mi kafshon ndonjë gjarpër a diçka tjetër”, shprehet Pajazit Dugoll, përcjell Telegrafi.
Me të ardhurat që merr nga ndihmat sociale, kjo familje nuk arrin të siguroj as ushqim të mjaftueshëm. Për shkak të kësaj gjendje kjo ka ndikuar që fëmijët të mos shkojnë as në shkollë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontaktojnë me kryefamiljarin Pajazit Dugolli, mund të paraqiten në këtë numër të telefonit 044 466 224./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri