Avokati Tomë Gashi ka thënë se familja Dehari ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu i cili është prokuror në hetimin e vrasjes së Astrit Deharit.
Gashi përmes një konference për media ka thënë se ekspertizën shtesë për rastin e Astrit Deharit, prokuroria është munduar ta paraqes ndryshe.
Ai u shpreh se ekspertiza shtesë nga Zvcira konfirmoi ekspertizën e vitit 2019 – në të cilën është eliminuar teoria e vetëvrasjes për Astrit Deharin.
“Kjo ka qenë e nxitur prej mosveprimit, apo dhe veprimit të pamenduar mirë të Prokurorisë Speciale, ku ata vet kanë publikuar në dy raste pjesë ekspertizës shtesë të ardhur nga Zvicra në muajin prill të këtij viti, të cilën ekspertizë shtesë kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe, por dihet që ekspertiza shtesë vetëm e ka konfirmuar ekspertizën e vitit 2019 me të cilën është vërtetu që është eliminu dhe vet teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe është konstatuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e tij”, ka thënë Gashi.
Avokati tutje shtoi se në trupin e Astrit Deharit janë konstatuar plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks.
“Prokurori nuk deklarohet fare me kërkesë të protokolluar që të ftoj ekspertët. Dëmtimet në kokë janë në pjesën e përparme të kokës afër njëra tjetrës. Këto janë me mjet të topitur. Dhe nëse dikush i sqaron këto plagë të astrit duhet të jetë prokurori. Prokurori e dinë më mirë se ne se këto plagë askush në botë nuk mund t’ia shkaktojë vetvetes. Dhe nëse prokurori nuk e sqaron se si janë shkaktu këto…. I kemi tri ekspertiza që e vërtetojnë vrasjen e Astritit. Një prokuror i cili është aq neglizhent dhe nuk i përgjigjet familjes…”, ka thënë Gashi.
Edhe nëna e Astrit Deharit tha se prokurori i rasti asnjëherë nuk e ka informuar familjen në lidhjen me ekspertizën.
“Me qejf kurrë s’ju kishim thirr dhe s’kishim dal në media. Jo se kemi zgjedh ne, po puna e tij na ka detyru ta bëjmë një kërkesë të tillë, se që katër vjet kemi prit e asnjë fjalë prej tij. As nuk na thërret kurrë…Askush nuk na jep sqarime. Kërkesën e kemi bërë pasi në prill kur erdhi raporti shtesë nga Zvicra, as nuk e kemi dërgu, e ka dërgu ai vet. Kemi kërkuar atëherë se çka ka ndodh. Ne nuk kemi marr raport shtesë të ekspertizës. D.m.th prokurori nuk na përfill si familje”, ka thënë Dehari.
Ndërsa, babai i Astrit, Avni Dehari tha se procesin e djalit të tij e kanë manipuluar dhe keqpërdorur shumë dhe kjo ka qenë arsyeja e tyre që kanë kërkuar ekspert të jashtëm.
“Që nga fillimi ky proces është manipuluar dhe është keqpërdorur shumë. Për këtë arsye kemi kërkuar ekspert të jashtëm. Duke e pa që çdo gjë po fshihet dhe po keqpërdoret e morëm një hap të tillë. Më 10 prill avokati ynë, e ka marr raportin shtesë, që nuk e mohon konkludimin e raportit të parë. Por ka kërkuar fakte plotësuese që të sqarohet më mirë rasti i vrasjes së Astrit. Në vend që të na e dërgojnë nëse si familje, ia ka dërguar avokatit dhe prokurori ka nxjerr në media duke manipuluar popullin si vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova