Milani do ta presë Interin në ndeshjen kryesore të këtij sezoni të shtunën mbrëma, sfidë e cila zhvillohet para tifozëve Rossonerë dhe përballje kjo mjaft e kalkuluar nga ekspertë të ndryshëm, duke u cilësuar si tejet e pa parashikueshme. Sidoqoftë, Telegrafi ju sjell pesë faktorët kyç që pritet ta vendosin derbin më të madh milanez të viteve të fundit.
1. Mungesa e Zlatan Ibrahimovic
Nuk ka dyshim se suedezi ka qenë njeriu më i rrezikshëm i Milanit këtë sezon. Ish-ylli i Interit ka shënuar 14 gola deri tani në Serie A dhe ka asistuar në shumë gola tjerë të Rossonerëve.
Megjithatë, kuq e zinjtë do të duhet t’ia dalin pa shërbimet e asit kryesor të shtunën për shkak të një suspendimi. Ibrahimovicit iu tregua kartoni i kuq në ndeshjen ndaj Barit duke u suspenduar me dy ndeshje për shkak të veprimit josportiv në këtë takim. Milani ka pësuar humbje ndaj Palermos në ndeshjen e parë pa Ibrën dhe mbetet të shihet nëse Rossonerët do t’ia dalin ta mposhtin Interin pa asin suedez.
2. Beteja e holandezëve
Një prej shkaqeve kryesore pse Interi është në formë të jashtëzakonshme është asi Wesley Sneijder. Holandezi ka qenë në formë të jashtëzakonshme javëve të fundit dhe do të kërkojë që t’i ndihmojë skuadrës së tij për një fitore kruciale në San Siro.
Sidoqoftë, mesfushori kreativ nuk do ta ketë dhe aq lehtë pasi do të ketë punë me bashkëkombasin Mark Van Bommel në mesfushë. Holandezi është bërë shumë shpejtë lojtar i rëndësishëm për Rossonerët dhe beteja e holandezëve mund të ketë impakt të madh në rezultatin përfundimtar.
3. A mund Milani ta ndalë Eto’on?
Çfarë ka qenë Ibrahimovic për Milanin, ashtu ka qenë edhe Eto’o për Interin. Golat e shumtë të shënuar nga kamerunasi këtë sezon e kanë ndihmuar Interin që të rikthehet në binarë për Scudetto dhe ai do ta kërkojë golin e 20-të në Serie A këtë sezon pikërisht ndaj Milanit.
Dyshja defensive e Milanit, Alessandro Nesta dhe Thiago Silva do të bëjnë çmos për ta ndalur Eto’on, ndërsa ky i fundit sigurisht se nuk do të ketë punë të lehtë. Nëse Rossonerët arrijnë ta ndalin Eto’on, Interi do të vuajë për një rezultat të mirë në San Siro, por Nesta dhe Silva duhet të qëndrojnë të fokusuar për 90 minuta për ta bërë këtë.
4. Besimi i Julio Cesar
Braziliani është zhvilluar në një prej portierëve më të mirë këtej pari që pas kalimit te Interi nga Chievo në verën e vitit 2005. Megjithatë, portieri 31 vjeçar nuk po kalon një prej sezoneve më të mira.
Julio Cesar ishte pjesërisht përgjegjës për eliminimin e Brazilit nga Botërori 2010, ndërsa duket se kjo ka ndikuar në formën e tij me Interin. Portieri nuk ka treguar stabilitet në dy sfidat ndaj Bayernit dhe kjo përpak sa nuk u kushtoi Nerazzurëve. Julio Cesar mund të mos ketë besim të madh ndaj Milanit, por nuk duhet as se si t’ia lejojë vetes një gabim.
5. Goli i parë, krucial për rezultatin final
Goli i parë do të jetë krucial kur Milani dhe Interi të ndeshen të shtunën në mbrëmje. Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave – ekipi që shënoi i pari, fitoi në fund – ndërsa një skenar i ngjashëm mund të jetë në letra për të shtunën.
Më herët gjatë këtij sezoni, Zlatan Ibrahimovic ndihmoi Rossonerët të fitojnë tri pikët me golin hapës të minutës së pestë. Interi bëri çmos për të barazuar por nuk arriti ta gjejë rrjetën.
Interi ka besim luajsh pas formës së mirë javëve të fundit, ndërsa një gol i hershëm do të ishte një shtytje tjetër në besim. Për Milanin, goli hapës do të mund ta rikthente besimin se janë në rrugë drejt titullit.
Jeni bërë gati për derbin? Ndoshta, por para se t’i përfundoni ato ju tifozë të të dyja taboreve shprehni mendimin tuaj mbi këtë sfidë, rezultatin, fituesin dhe lojën në tërësi. Shprehuni në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Ish-lojtari i Barcelonës tregoi pamjen e këmbës pas një dëmtimi të rëndë, muskujt i kishin humbur plotësisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë