Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka përgëzuar vendin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duke shfaqur shpresën se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.
Ajo nuk ka përmendur ndonjë datë specifike se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, mirëpo ka thënë se Bashkimi Evropian do të punojë në këtë proces nëse janë plotësuar të gjitha kushtet.
Sipas saj, mosnjohja e Kosovës nga pesë vende të BE-së në parim nuk paraqet problem në çështjen e vizave.
“Së pari, urime për Kosovën dhe urime për deputetët për këtë hap mjaft të rëndësishëm, si dhe siç po shpresoj unë, për regjimin pa viza për Kosovën së shpejti. Natyrisht, ne dhe unë si raportuese në Parlamentin Evropian, do të bëjmë gjithçka që sa më shpejt ta kemi edhe vendimin e Komisionit Evropian se tash janë përmbushur të gjitha kushtet, si dhe kushti tjetër, i fundit që ka qenë, lufta kundër korrupsionit, që pastaj të mund ta hedhim në votim në Parlamentin Evropian”, ka thënë Fajon, në një intervistë për REL.
Ajo ka shtuar se pret dritën jeshile nga Komisioni Evropian që të nisin procedurat.
“Unë pres që kur ta kemi dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian – unë që dje i kam thirrur komisionarët së bashku me kolegët që këtë ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur dhe të mos humbim kohë – dhe që pastaj ta votojmë në Parlamentin Evropian. Edhe një herë, pres që do të ketë mbështetje të mirë dhe unë do të bëjë gjithçka për këtë. Pastaj të drejtohemi kah Këshilli dhe vendet e Bashkimit Evropian aty. Duhet të punojmë shumë së bashku me politikanët tuaj në dialogun me Brukselin, në mënyrë që të mund t’i krijojmë shpejt kushtet që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm”, tha ndër të tjera Fajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës