Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi mbrëmë gjatë pritjes së organizuar për Ditën e Evropës në Prishtinë se zonja Fahrije Hoti është fituesja e sivjetme e Çmimit “Evropiania e Vitit”.
“Ky është viti i shtatë me radhë që BE-ja i ndanë këtë çmim në Kosovë një personi që gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane”, thuhet në njoftimin për media.
Të nominuarit për Çmimin e vitit 2022 ishin:
– Znj. Behare Bajraktari, themeluese e “BB Green Kosova”,
– Znj. Fahrije Hoti, themeluese e “Kooperativa Bujqësore Krusha”,
– Znj. Jovana Radosavljević, themeluese e “New Social Initiative”,
– Z. Samir Karahoda, prodhues filmash dhe programues i filmave të shkurtër në “DokuFest”, dhe
– Znj. Sebahate Hajdini, drejtoreshë ekzekutive e “Down Syndrome Kosova”.
Ndërsa të nominuarit i propozoi familja e BE-së në Kosovë, është populli i Kosovës ai që e zgjodhi fituesen. Të pesë kandidatët, katër prej të cilëve janë gra, kanë krijuar interesimin më të madh për këtë çmim deri më tani, me rreth 15,000 vota në mediat sociale.
Kjo është një dëshmi e rolit të rëndësishëm që luajnë gratë në shoqëri dhe i kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në përparimin në të gjitha sferat e jetës.
“Jam i nderuar që po i jap çmimin “Evropiania e Vitit 2022” znj. Hoti dhe dua të falënderoj znj. Barjaktari, znj. Radosavljevic, z. Karahoda dhe znj. Hajdini për kontributin e tyre të përditshëm në përmirësimin e shoqërisë kosovare”, u shpreh ambasadori Szunyog.
“Duke u kujdesur për shoqërinë e tyre dhe duke bërë atë që është e rëndësishme për pjesëtarët e saj, ata po e mbështesin drejtpërdrejt Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe si të tillë ata janë të gjithë modele që duhen ndjekur. Uroj që më shumë njerëz në Kosovë të ndjekin gjurmët e fituesve dhe të nominuarve tanë aktualë dhe të mëparshëm të Çmimit “Evropiani i Vitit”, dhe shpresoj që çmimi për znj. Hoti do të ndihmojë në këtë drejtim”, shtoi ai.
Profili i nominimit online të Hotit thekson:
Fahrije Hoti është shembulli më i mirë se si një përvojë e dhimbshme të shndërrohet në kurajë dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila asaj i mori burrin së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të jashtëzakonshme se si të rrisnin fëmijët pa asnjë të ardhur. Sot, Fahrija është pronare krenare e “Kooperativës Krusha”, një kompani që punëson 50 gra, e cila merret me prodhimin shumë llojeve të turshive dhe ajvarit. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit “Zgjoi”, të nominuar për çmimin “Oscar”.
Fituesit e mëparshëm të Çmimit “Evropiani i Vitit” janë:
– 2021: Armend Shabani, kryetar i Shoqatës së Matematikanëve,
– 2020: Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Prishtinës,
– 2019: Visar Ramajli, drejtor i kompanisë “KIVO”,
– 2018: Jeton Neziraj, drejtor i Qendrës Multimedia,
– 2017: Erzen Shkololli, kurator dhe artist, dhe
– 2016: Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në xhudo.
“BE në Kosovë e ndihmon Kosovën të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?