Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka bërë një njoftim ndryshe në profilin e saj në Facebook.

Në këtë njoftim, ku është bashkëngjitur edhe një video, bëhet e ditur se kjo është faqja më e ndjekur - nga të gjitha faqet tjera të ambasadave amerikane - në Evropë, transmeton Telegrafi.


“Miq, kemi lajm interesant për të ndarë: faqja jonë në Facebook ka arritur 300 mijë ‘like’!!! Jemi po ashtu faqja më e ndjekur në Facebook në të gjitha ambasadat amerikane në Evropë. Kemi përgatitur një video të shkurtë për të festuar me ju. Shikojeni dhe shpërndajeni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë. /Telegrafi/