Facebook e largon fotografinë ofenduese për Shkodran Mustafin (Foto)

Gazetari problematik nga Maqedonia ka vazhduar të ofendojë shqiptarët. Mbrëmë ai është kapur për djaloshin nga Gostivari, i cili bëri krenarë shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të ‘pancerëve’ në Euro 2016.
Ai mbrëmë në Facebook shkroi ”Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve” shkruan gazetari problematik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Milenko njihet si ofenduesi më i madh i shqiptarëve duke thënë ”shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Milenko ofendon rëndë Shkodran Mustafin (Foto)
Nga
Telegrafi
13/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































