Kalimi i Gianluigi Donnarummas te Paris Saint-Germain është vetëm çështje orësh.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se portieri italian do t’i kompletojë testet mjekësore javën e ardhshme dhe jo në 48 orë siç ishte raportuar.


Ai do të kompletojë kalimin te skuadra franceze pas ndeshjes së Italisë me Zvicrën që do të zhvillohet të mërkurën e javës që po vije.

Donnarumma do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me PSG-në, duke qëndruar kështu deri në qershor të vitit 2026.

Përfaqësuesit e portierit do të takohet sot (e shtune) me bordin e PSG-së për t’i finalizuar detajet.

Kujtojmë se Donnrumma është portier i lirë, pasi kontrata e tij me Milanin skadon në fund të këtij muaji, por që nuk ka shprehur vullnet për ta rinovuar atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app