ChatGPT Search po përdoret gjithnjë e më shumë për kërkime në internet nga përdoruesit në Evropë.

Përdoruesit në Evropë po përdorin gjithnjë e më shumë funksionin ChatGPT Search të mjetit ChatGPT të OpenAI, sipas një raporti të fundit nga firma kaliforniane, transmeton Telegrafi.


Në periudhën gjashtëmujore që përfundon më 31 mars, shërbimi është përdorur nga afërsisht 41.3 milionë njerëz në Evropë në baza mujore, që paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me afërsisht 11.2 milionë përdorues mesatarë mujorë në gjashtë muajt që përfundojnë më 2 tetor, shkruan Tech Crunch.

OpenAI publikon rregullisht informacione rreth ChatGPT Search në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjiitale të Bashkimit Evropian (DSA), i cili rregullon shumë aspekte të shërbimeve online në vendet evropiane.

Nëse ky trend i rritjes vazhdon, mjeti i kompanisë kaliforniane së shpejti do të ketë më shumë se 45 milionë përdorues aktivë mujorë në Evropë, dhe do t'i nënshtrohet rregullave më të rrepta të Bashkimit Evropian.

Shërbimi i motorit të kërkimit të ChatGPT, i cili u lansua vitin e kaluar, po rritet me shpejtësi dhe sipas një sondazhi të shtatorit, tetë për qind e përdoruesve duan ta përdorin atë si motorin e tyre kryesor të kërkimit në vend të Google tradicional.

Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se ChatGPT Search dhe motorët e tjerë të kërkimit të bazuar në inteligjencën artificiale (AI), janë aktualisht më pak të besueshëm se kërkimet tradicionale në internet. /Telegrafi/