LAJMI I FUNDIT:

​Evropa raporton numrin më të madh të azilkërkuesve që nga fillimi i pandemisë

​Evropa raporton numrin më të madh të azilkërkuesve që nga fillimi i pandemisë

Rreth 45.000 kërkesa për azil u paraqitën në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër deri në korrik, numri më i lartë që nga shpërthimi i krizës së koronavirusit.

Shifrat paraprake u njoftuan sot nga Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO) të enjten.

Në qershor, rreth 40.600 persona aplikuan për status mbrojtjeje.


Agjencia me bazë në Maltë llogariti që aplikimet u rritën në veçanti nga Afganistani.

Një muaj para rënies së vendit nën talebanët radikal islamikë dhe javët dramatike të evakuimeve, ato ishin rreth 7.300, ndërsa në qershor, 6.000 afganë aplikuan për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër.

”Shumica e aplikacioneve vazhdojnë të vijnë nga Siria (rreth 8 500)”, sipas EASO.

Që nga dhjetori 2020, megjithatë, hendeku në mbërritjet që vijnë nga Siria dhe Afganistani është ngushtuar me shpejtësi.

Nga rreth 45.000 azilkërkues, 2.200 ishin të mitur të pashoqëruar. Aplikimet nga të miturit e pashoqëruar nuk janë regjistruar në numra të tillë që nga nëntori 2016.

Ndërsa numri i aplikacioneve u rrit në shumë vende, më pak aplikime u raportuan nga disa vende të Afrikës Veriore dhe Perëndimore, përfshirë Malin, që regjistroi një rënie të madhe në korrik me rreth 570 aplikime krahasuar me rreth 1.000 në qershor.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori