LAJMI I FUNDIT:

Evra: Ferguson doli në pension vetëm pasi dështoi në transferimin e dy yjeve

Evra: Ferguson doli në pension vetëm pasi dështoi në transferimin e dy yjeve

Sir Alex Ferguson u përpoq të nënshkruante me dy super yje të mëdhenj për Manchester United, pak para se të vendoste të tërhiqej nga zeja e trajnerit.

‘Fergie’ u pensionua nga puna e tij në Old Trafford në vitin 2013, pasi siguroi titullin e tij të 13-të në Ligën Premier, duke e fituar atë nga Manchester City.

Sipas ish-mbrojtësit Patrice Evra, skocezi po planifikonte të qëndronte edhe për një kohë më gjatë, dhe madje u përpoq të bënte dy nënshkrime të mëdha.


“Nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Man Cityn”, Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Ronaldos te Man Utd
Lexo po ashtu “Nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Man Cityn”, Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Ronaldos te Man Utd

Mbrojtësi i majtë francez zbuloi se Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ishin dy objektivat kryesor, gjë që e bën përfshirjen e Fergiet në kthimin e yllit portugez këtë verë edhe më të kuptueshme.

Në një bisedë me kanalin zyrtar të klubit, Evra foli në detaje për planet e Fergusonit.

“Dy javë para daljes në pension, mbaj mend që kishte shumë media që thoshin se Ferguson ndoshta do të dalë në pension vitin e ardhshëm, dhe ai më tha: Patrice, unë kurrë nuk do të dal në pension. Do të jem këtu edhe 10 vjet të tjera”, ka thënë fillimisht Evra.

“Ai më pas tha: Synimi im është që jam 99 për qind i sigurt se do të kemi Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale. Më duhen vetëm këta dy lojtarë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Nëntëdhjetë e nëntë për qind”.

“Dhe për të qenë i drejtë, kur flas me Cristianon, e pyes dhe ai i tha ‘po’ trajnerit, dhe po vinte për t’u bashkuar me United. Ai më tha këtë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/