Nivelet e modelimit Ivanka Trump i kishte trashëguar nga nëna e saj në një moshë shumë të hershme dhe kishte ecur në shumë organizime mode gjatë viteve të 90’ta, por ajo gjithashtu ishte e mençur dhe kishte marrë diplomën për ekonomi në vitin 2004.

Pastaj, duke i ngjarë babait, pra Donald Trump-it, Ivanka ishte shndërruar në një biznesmene dhe kishte filluar biznesin e saj me aksesorë, më pastaj një linjë mode, e gjithashtu edhe ueb sajtin e vet, transmeton Telegrafi.


Kur babai i saj kishte garuar për të parin e vendit në vitin 2016, ai kishte pasur mbështetje të plotë nga Ivanka, e cila e kishte mbështetur përgjatë fushatës dhe pas zgjedhjes së tij si president i SHBA-ve, ajo kishte marrë postin e këshilltares së presidentit në mars të vitit 2017.

Si rezultat i kësaj, edhe stili i saj është dashur të ndryshojë në një më klasik dhe më elegant.

Prandaj, duke marrë parasysh etapat në të cilat ka kaluar Ivanka, më poshtë i keni disa fotografi të saja të cilat e tregojnë evolucionin stilit të saj përgjatë dekadave. /Telegrafi/

1 95

2 34

3 28

4 18

5 21

6 18

7 16

8 11

9 13

10 11

11 12

12 7

13 6

14 6

15 5

16 4

17 4

18 3