EVN Maqedonia bën të ditur se do t'i shqyrtojë kërkesat e shoqatës ''Drita'' e cila ka organizuar protestat e qytetarëve të Tetovës kundër kësaj kompanie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, EVN Maqedonia thotë se për çmimin e rrymës elektrike, shoqata Drita do të duhet që t'i drejtohet Komisionit Rregullator Energjetik, pasi që ky komision përcakton çmimin e energjisë elektrike në Maqedoni.


Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN Maqedonia ka thënë se ''kërkesat do të shqyrtohen nga ana jonë dhe do të veprohet ashtu siç duhet në pjesët që kanë të bëjnë me punët dhe përgjegjësitë e EVN Maqedonia. Në pjesët që nuk janë nën kompetencë dhe nuk janë adresaur tek ne, siç është çmimi i rrymës elektrike, tarifa, çështje tarifore, etj, janë në adresë të trupave rregullatorë të cilat janë përgjegjëse për këtë.''/Telegrafi/