Nga: Gaby Hinsliff / The Guardian (titulli origjinal: Eurovision is a joyful, powerful event – but it can’t carry the weight of the war in Gaza)
Përkthimi: Telegrafi.com
A ke me përcjell Eurovizionin në këtë fundjavë? Dikur ishte pyetje mjaft e sinqertë. Por, shpejt po bëhet ngjarje e ngarkuar, si ngjarja më e kotë, pa substancë, si ngjarja më e madhe e kiçit zbavitës në muzikë që po përplaset me një krizë politike të cilën mjerisht duket e paaftë për ta trajtuar. Paramendoje një festë të dehur të grave, që aksidentalisht përplaset në një procesion funerali.
Kjo nuk është hera e parë që konkursi vjetor i këngës zhvillohet nën hijen e luftës. Por, është hera e parë që ta kujton pjesëmarrësin e Britanisë i cili shpërtheu në lot në një intervistë, duke rrëfyer se ishte “izoluar në një dhomë hoteli, në përpjekjen për të mos u thyer mendërisht” për shkak të presionit që të largohej; ose, garuesit e tjerë që po bëhen cak i kritikave nga ky nivel zemërimi. Policia e armatosur tani po e vëzhgon arenën, ndërsa qyteti mikpritës suedez i Malmos përjetoi mijëra njerëz të cilët të enjten mbrëma iu bashkuan protestave në rrugë, teksa tensionet po rriten nga kërcënimi për pushtim tokësor të Rafahut nga Izraeli.
Sepse kjo, natyrisht, ka të bëjë me Gazën. Pasi lobuan pa sukses që Izraeli të ndalohej nga Eurovizioni, siç ndodhi me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, aktivistët pro-palestinezë prej javësh kanë kërkuar nga shikuesit dhe pjesëmarrësit që ta bojkotojnë shfaqjen. Epo, mjaft e drejtë: të gjithë i kemi vijat tona të kuqe, dhe derisa refuzimi për të parë TV-në duket se nuk ka gjasa të ndikojë në kërcënimin e Joe Bidenit për të ndalur disa dërgesa të armëve, bojkotet kulturore prej kohësh kanë pasur rol në shprehjen e një lloji të pafuqishëm të zemërimit që shumë njerëz ndiejnë për Gazën.
Kandidati premtues britanik i Eurovizionit, Olly Alexander, i cili është homoseksual, iu përgjigj siç duhet thirrjes së bojkotit nga grupi i fushatës Kuirët për Palestinën [Queers for Palestine], me një deklaratë të formuluar me kujdes që miraton armëpushimin e menjëhershëm, kthimin e pengjeve dhe të drejtën e civilëve palestinezë dhe izraelitë për të jetuar të sigurt, por duke arritur në përfundimin se braktisja “nuk do të na sillte më afër qëllimeve tona të përbashkëta”. Megjithatë, ajo që pasoi kur postoi publikisht në Instagram, ishte një përrua i abuzimeve në internet, duke pasur cak burrin që ka qenë i hapur për vuajtjet në të kaluarën nga bulimia dhe vetëdëmtimi, dhe i cili vitin e kaluar u denoncua për nënshkrimin e një letre të veçantë që akuzonte Izraelin për gjenocidin në Gazë. Ka ndryshim thelbësor midis përkrahjes së bojkoteve dhe turmave të trollëve që ngacmojnë individët të cilët nuk i respektojnë; ka një humnerë të mërzitshme mes kërkimit të paqes dhe kërcënimit të muzikantëve të trazuar.
Bambie Thug e cila e përfaqëson Irlandën, ka qenë nën presion të ngjashëm duke paralajmëruar se artistët po bëhen “shënjestra të lehta”. Ndërkohë, në qendër të të gjithave është 20-vjeçarja izraelite Eden Golan – e cila e përfaqëson një vend i cili u rrëmbye nga masakra e tmerrshme dhe që në të njëjtën kohë për kundërpërgjigje akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës, – e cila është e rrethuar nga siguria e rreptë pasi thuhet se ka marrë kërcënime me vdekje.
Vetë jeta e Golanit është formësuar nga jo një, por dy konflikte: lindi në Izrael nga prindërit me origjinë ukrainase dhe letoneze, u rrit kryesisht në Rusi, por familja u kthye në Izrael pas pushtimit të Ukrainës. Do të shërbente në ushtri, nëse thirrja në shërbimin kombëtar nuk do të vonohej – për ta lënë për të konkurruar në Malmo; megjithatë, ashiqare si këngëtare po mbahet publikisht më shumë përgjegjëse për zhvillimin e kësaj lufte, sesa që do të akuzohej si ushtare.
Nëse denoncon, ajo do të akuzohet në vend për tradhtinë e shtetit që ia dha strehën prindërve të saj. Nëse dështon për ta bërë këtë, kur numri i të vdekurve në Gazë po i afrohet shifrës 35 mijë, ajo rrezikon të flaket nga skena. Megjithëse flamujt palestinezë nuk lejohen në arenë, dhe Bambie Thug-it i është kërkuar të ndalojë së shkruari në fytyrë dhe në trup fjalën mesjetare irlandeze për “armëpushimin”, disa spektatorë nuk u ndalën së shari Golanin në gjysmëfinale. Të shtunën mund të na presë një natë e pakëndshme.
Edhe pse kritikët e akuzojnë Eurovizionin për “përfitime nga LGBT-ja” ose për lejimin e Izraelit për ta spastruar reputacionin, këtë vit askush nuk duket se do të dalë i pastër. Ashtu si FIFA gjatë betejave të futbollit, Eurovisioni pretendon se ngrihet mbi politikën – por, në realitet nuk mund t’i shpëtojë asaj. Fitorja nuk ka të bëjë kurrë vetëm me këngën, por edhe aleancat e vjetra që ndikojnë në vota. Por, kur hyrja e Ukrainës triumfoi në vitin kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë, kishte diçka vërtet prekëse në konkursin që Liverpuli më pas organizoi në emër të saj, duke treguar se Evropa është e bashkuar mbi diçka më të thellë se muzika. Megjithëse natyra e konfliktit të tyre historik është më ndryshe, mund të kuptohet se pse palestinezët e dëshirojnë një deklaratë po aq të fuqishme – se Gaza nuk është vetëm.
Është qesharake, natyrisht, të presësh që organizatorët e një konkursi limonadë të zgjidh lëmshin që ka mundur presidentët: është gjithashtu gabim të ngarkosh barra kaq të rënda mbi një grup të yjeve të popit që kurrë nuk janë zgjedhur për aftësitë e veta diplomatike.
Megjithatë, si të gjitha konkurset e famshme, Eurovizioni është pasqyrë në të cilën vendet mund ta shohin veten ashtu siç i shohin të tjerët, dhe ky vit nuk përbën ndonjë përjashtim. Ndjenja e qytetarëve të zakonshëm të pafuqishëm për të ndihmuar; brengat private të liderëve që mbështetën të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas masakrës së 7 tetorit, por që ndjehen të kompromentuar nga sjellja në luftën që rezultoi; kapaciteti i pakrahasueshëm i mediave sociale për të shkatërruar gëzimin në çdo gjë, teksa çdo argument moral dhe kompleks bie në sarkazëm – gjithçka pasqyrohet në topin vezullues që në mënyrë groteske shkëlqen te ne. A po e sheh Eurovizionin? Apo këtë ai po na shikon? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje