Konsumatorët shtëpiak të Kosovës sipas raportit më të fundit të agjencisë zyrtare të statistikave të BE-së, Eurostat, paguajnë çmimet e energjisë elektrike më të ulëtat në Evropë.
Raporti i publikuar së fundmi që merret me analizimin e pjesës së dytë të vitit 2019, thekson se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për amvisëri ishin 6.1 euro për 100 kilovatë/orë.
Madje, Kosova ka diferencë të madhe me vendin e dytë, ku është renditur Serbia, që kishte çmime 7.2 euro apo 18 për qind më shtrenjtë.
“Ndërkohë, vendet tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta. Konsumatorët shtëpiak në Bosnjë paguan 8.71 euro për 100 kilovatë/orë apo 44 për qind më tepër se në Kosovë, ndërsa në Shqipëri 9.1 euro apo 50 për qind më tepër se ne. Ndërkohë, Mali i Zi është më i shtrenjti në rajon me 10.1 euro. Pra, malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65 për qind më të larta se kosovarët. Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve”, thuhet në komunikatën e KEDS.
Në tabelën e mëposhtme shihet se çmimet më të larta për konsumatorë shtëpiak i kanë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, ndërsa çmimet më të ulëta Kosova. Pra, çmimet janë renditur nga më të lartat tek më të ulëtat dhe Kosova renditet e fundit me kodin shtetëror me të cilën njihet ndërkombëtarisht. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Dashuria fillon në Central Park!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe