Euro 2016, sot luhen tri super sfida

Kampionati Evropian “Francë 2016” do të vazhdojë sot me tri ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 së finaleve.
Dita e sotme do të hapet më përballjen Francë-Irlandë, takim ky që nis në orën 15:00, dhe luhet në Stade des Lumieres.
“Gjelat” llogaritën favorit në këtë sfidë, pasi që luajnë në shtëpinë e tyre, por edhe kualiteti është në anën e francezëve.
Ndërkohë, në orën 18:00, Gjermania ballafaqohet me Sllovakinë, në një ndeshje, ku favorizohen kampionët e botës.
Ndërkaq, në orën 21:00, takohen Hungaria dhe Belgjika, sfidë kjo që pritet të jetë mjaft interesante.
Sot takohen:15:00, Francë-Irlandë 18:00, Gjermania-Sllovaki 21:00, Hungari-Belgjikë

Nga
Telegrafi
26/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































