LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë

EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë

Misioni EULEX në Kosovë i është bashkuar sot përpjekjeve në mbarë botën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Në shenjë mbështetje për trajtimin e barabartë, tolerancën dhe respektimin e diversitetit të komunitetit LGBTI në Kosovë, Misioni do ta vë  flamurin e ylbertë.

Alexandra Papadopoulou, shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë theksoi se parimi i mos-diskriminimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për aktivitetet e EULEX-it për monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e agjencive të Kosovës për zbatimin e ligjit.

“Në këtë ditë theksojmë se të drejtat e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, trans-gjinorëve dhe inter-seksual (LGBTI) janë të drejta të njeriut. Të gjithë njerëzit, pavarësisht orientimit të tyre seksual, apo identitetit gjinor, janë të lirë të jetojnë pa u paragjykuar, pa frikë, pa dhunë, apo pa u diskriminuar,” tha Papadopoulou.


Të drejtat e LGBTI janë të parapara në kornizën ligjore të BE-së. BE-ja është e përkushtuar ta luftojë diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Në nenin 21 të Kartës së BE-së për të Drejtat Themelore parashihet që “diskriminimet e bazuar në orientimin seksual janë të ndaluara”.

“Në konsultim me juristë nga e mbarë bota, tema e vitit 2017 identifikoi “familjet” si fokusi botëror – roli i familjeve në mirëqenien e anëtarëve LGBTI dhe respektimi i të drejtave të familjeve LGBTI. BE-ja gjithnjë i ka vlerësuar përpjekjet e guximshme të avokimit nga ana e gazetarëve, aktivistëve, mbrojtësve të drejtave të njeriut dhe pjesëtarëve të  shoqërisë civile. “Përpjekjet kolektive të tyre janë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijesimit, dokumentimin e dhunës dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”, theksoi Papadopoulou. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori