LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i dhe BE-ja: Mirëpresim vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për korrupsion brenda EULEX-it

EULEX-i dhe BE-ja: Mirëpresim vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për korrupsion brenda EULEX-it

Misioni i EULEX-it dhe Zyra e BE-së përmes një njoftimi për media kanë thënë se vlerësojnë aktvendimin e sotëm për pushimin e hetimeve penale në një rast të PSRK-së, ku u hodhën poshtë akuzat për veprat e dhënies dhe marrjes së ryshfetit kundër katër të pandehurve.

“Ne e mirëpresim faktin se ndaj këtij rasti të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it janë zhvilluar hetime të thukëta nga një ekip i përzier i prokurorëve i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendas.

Siç është theksuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, provat e mbledhura përgjatë këtyre hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco Florit nuk ka kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij”, thuhet në njoftim.


Më tej është theksuar se shprehin kënaqësinë që Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës e ka theksuar qartë se në bazë të provave, gjyqtari i EULEX-it Florit nuk e ka kryer veprën penale të kërkimit apo marrje të ryshfetit.

Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE besojnë në rikthimin e plotë të integritetit të ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të EULEX-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori