Etnon kanë nisur me realizimin e projektit të tyre të ri.

Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Genta Ismajlin, grupi i njohur do të vijë me një këngë, videoklipi i së cilës tashmë ka filluar të xhirohet, transmeton Telegrafi


Xhirimet po bëhen në qytetin e Vlorës, ndërsa në pamjet e para shihet se artistët do të na sjellin atmosferë të ngrohtë verore me klipin e ri.

“Shake it” e publikuar në fillim të muajit mars deri më tani ka arritur më shumë se 16 milionë klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/

2

3

5