LAJMI I FUNDIT:

Ethet e minjve, Vishaj: Gjendja e pacientes së hospitalizuar është stabile

Ethet e minjve, Vishaj: Gjendja e pacientes së hospitalizuar është stabile
Foto: Ilustrim

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të mërkurën është paraqitur rasti i parë tek një paciente, e cila është prekur nga ethet e minjve.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj,  tha për Telegrafin se pacientja është duke u trajtuar në këtë klinikë dhe, sipas tij gjendja e sjaj është stabile. Vishaj shpreson që për një periudhë prej 7 ose 10 ditësh pacientja të dalë nga klinika.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj

“Në Klinikën Infektive kemi një situatë të zakonshme të stinës. Nuk kemi asnjë lloj të përkeqësimit të gjendjes. E kemi një pacient të hospitalizuar me sindromë veshkor, ose si njihet ndryshe, ethet e minjve. Është e moshës 52 vjeçare dhe është nga Deçani dhe po trajtohet në klinikën tonë. Aktualisht gjendja e saj e përgjithshme është stabile dhe shpresoj që për një periudhë prej 7 ose 10 ditë të lëshohet nga klinika”, ka thënë Vishaj.


Pacientja që u infektua me ethet e minjve është nga Deçani, gjendja e saj është stabile dhe po trajtohet në Klinikën Infektive
Lexo po ashtu Pacientja që u infektua me ethet e minjve është nga Deçani, gjendja e saj është stabile dhe po trajtohet në Klinikën Infektive

I pyetur edhe për rastet e meningjitit të pacientëve, të shtruar në këtë klinikë, ai tha se “aktualisht kemi një pacient me meningjit. Gjendja e tij është stabile. Kemi pasur një rritje të ndjeshme të rasteve nga qershori deri në korrik. Mirëpo tash situata është stabile. Nuk kemi raste të shumta të diagnostifikuara me meningjit, pra janë në kuadër të përditshmërisë”.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, të mërkurën kishte njoftuar se është diagnostikuar rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë.

Rastet me meningjit në Kosovë, epidemiologu Vishaj: Gjendja është stabile, s’ka tendenca për përshkallëzim
Lexo po ashtu Rastet me meningjit në Kosovë, epidemiologu Vishaj: Gjendja është stabile, s’ka tendenca për përshkallëzim

Sipas Institutit, burim kryesor i këtij infeksioni janë minjtë.

Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse. Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori