LAJMI I FUNDIT:

Essential Phone 2 duket mahnitës, në videon e re konceptuale (VIDEO)

Essential Phone 2 duket mahnitës, në videon e re konceptuale (VIDEO)

Kompania Essential është duke punuar shumë për një vazhdim të Essential Phone, i cili u lansua më 17 gusht 2017. Telefoni i zgjuar, i projektuar nga bashkë-themeluesi i Android OS, Andy Rubin, është shitur pak, duke e detyruar kompaninë të zvogëlojë çmimin prej 699$ për 200 dollarë më pak.

Sidoqoftë, firma me qendër në Palo Alto është duke u përgatitur për të lansuar një telefon plotësisht të ri, që do ta zhvendoste fokusin nga komponentët modularë të telefonit Essential, drejt një fokusi mbi inteligjencën artificiale (AI) dhe kontrollet zanore.

Është e paqartë saktësisht se çfarë forme telefoni do të marrë.


Sipas një raporti të mëparshëm nga Bloomberg, Essential Phone 2 synon të zvogëlojë sasinë e kohës që duhet të shpenzoni në ekranin e telefonit tuaj.

Kontrollimi i Essential Phone 2 do të trajtohet kryesisht nga komandat zanore, ndërsa një ndihmës i integruar AI do të jetë në gjendje të imitojë tonin e zërit tuaj për t’iu përgjigjur automatikisht emaileve dhe mesazheve tekstuale, si dhe caktimin e takimeve në emrin tuaj.

Një dizajn alternativ është imagjinuar në një video koncept të krijuar nga kanali i YouTube, DBS Designing, dhe duket mahnitshëm. Videon konceputale mund t’a shihni më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori